Vranë nënë e bir në Patos, autorët kapen pas 15 vitesh
17/02/2012 Për ngjarjen e 1997-ës policia arreston 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim
FIER- Pas 15 vitesh Policia e Shtetit arrin të zbulojë një vrasje të ndodhur në qytetin e Patosit, nga ku rezultoi se 4 persona kanë vrarë me armë një grua dhe të birin. Nga burimet zyrtare të policisë mësohet se janë zbuluar autorët e vrasjes së ndodhur më datë 3 prill 1997 në qytetin e Patosit. Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Fier, në sajë të punës së organizuar hetimore, arritën që të grumbullojnë prova që dëshmojnë mbi fakte dhe rrethana që lidhen me veprën penale të procedimit penal nr.102 të vitit 1997, ku mbetën të vrarë shtetasit Drita dhe Ermal Rrapollari, ngjarje e ndodhur në qytetin e Patosit më datë 3 prill 1997. Me realizimin e operacionit të koduar “Memorja”, u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i vrasjes së ndodhur 15 vjet më parë, si dhe identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Kështu në pranga ranë Eduard Banaj, 36 vjeç, Arben Çela, 45 vjeç dhe Altin Hoxha, 36 vjeç, të tre nga Patosi dhe u shpall në kërkim 37-vjeçari Roland Likaj, banues në Mbrastar të Fierit. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 78, 25, 278/2 i Kodit Penal, pasi dyshohet se në bashëkpunim me njëri-tjetrin më datë 3 prill 1997, në vendin e quajtur “lagja 1 Maji”, në Patos, kanë vrarë me armë zjarri në banesën e saj shtetasen Drita Rrapollari dhe djalin Ermal Rrapollari. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.