Të zbatohen sa më shpejt projektet e BE
Kryeministri Sali Berisha tha dje në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit të Strategjive se projektet e financuara nga Komisioni Evropian duhet të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas tij, ka projekte të cilat datojnë që nga vitit 2002 apo 2003. "Në ndonjë rast mund të ketë nevojë për ndryshim të mbikëqyrjes së projektit. Në raste të tjera ka domosdoshmëri për ndërhyrje edhe në buxhetin e shtetit, sepse disa nga këto projekte datojnë që nga viti 2002 apo 2003, disa janë projekte që bashkëlidhen me projekte të tjera, por është shumë e rëndësishme që kjo mbledhje t'u japë përgjigje të gjithë problematikës së këtyre projekteve në mënyrë që ato të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur", theksoi Berisha. Kryeministri vuri në dukje se në disa raste, për shkak të kompleksitetit, është i nevojshëm një qëndrim i ri ndaj këtyre projekteve.