“MEGA”: Jemi vijimësi i OMONIA-s
Me anë të një deklarate për shtyp, partia e minoritetit grek, MEGA ka bërë të ditur se ky subjekt politik është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e kësaj shtrese. Grupi nismëtar theksoi "me përgjegjësi se kjo parti i ka dyert të hapura për të gjithë minoritarët grekë dhe miqtë e tyre dhe se në gjithë veprimtarinë e saj do të respektojë me korrektësi parimet e demokracisë së brendshme dhe sidomos verdiktin e popullit, pasi i drejtohet atij dhe vetëm atij, për të përzgjedhur udhëheqjen dhe organet kolegjiale". Formacioni i ri politik "Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen" - MEGA , konsiderohet vijimësi e organizatës "OMONIA", e ngritur në një nivel më të lartë organizativ dhe me përgjegjësi për përfaqësimin politik të minoritetit". Kryetari i këtij bordi të kësaj partie u zgjodh Kristaq Kiço, inxhinier elektronik, nënkryetarë Dhori Terpo, pedagog, Roland Vasili, pedagog, Jorgo Mano, mjek gjinekolog dhe sekretar Stefan Shendi.