Teatër burrash
Drama e irlandezit Tom Mërfi, “Fërshëllimë në errësirë”, premierë në fund të nëntorit, do të jepet me pullë të kuqe, ku regjisori ka sugjeruar që shfaqja të mos shihet nën moshën 16 vjeç. Me regji të Spiro Dunit, drama paralajmëron për skena dhune, për pesë burra kafshë, të egër, njerëz me instinkte shtazore. Ky është prezantimi që iu bë dje në Teatrin Kombëtar, për të na sjellë ndër mend se do të luhet një teatër provokues, ku dhuna është produkt i injorancës që rrjedh nga trungu i egër familjar. Irlanda e viteve ‘60 është Shqipëria e sotme
Teatër burrash
Thuhet se drama e irlandezit Tom Mërfi është akoma e mbushur me fuqinë e teatrit realist edhe pas 46 vitesh kur nisi për herë të parë të vihej në skenë. Ajo quhet “Fërshëllimë në errësirë” dhe në Tiranë kjo do të jetë premierë në fund të nëntorit, me një pullë të kuqe, ku regjisori ka sugjeruar që shfaqja të mos shihet nën moshën 16 vjeç. Me regji të Spiro Dunit, drama paralajmëron për skena dhune, për pesë burra kafshë, të egër, njerëz me instinkte shtazore. Ky është prezantimi që iu bë dje në Teatrin Kombëtar, projekt i të cilit është për të na sjellë ndër mend se do të luhet një teatër provokues, ku dhuna është produkt i injorancës që rrjedh nga trungu i egër familjar.
Regjisori ka treguar se i qëndron besnik autorit, prej të cilit është marrë e drejta, duke u përkthyer nga Artur Lena. Duni, siç thotë, ka mundur vetëm ta redaktojë veprën, duke shmangur dy orë leximi të tekstit, shto këtu dhe aktrimin. Asnjë presje nuk mund t’i lëvizë tekstit të Mërfit, që ndoshta mund të jetë prezent në premierën e Tiranës, ku Teatri Kombëtar është në pritje të përgjigjes së ftesës.
Ngjarja ka të bëjë me Irlandën e vitit 1961, se si një familje emigrante dhunshëm kërkon të dominojë me emrin e saj. Për ngjitjen në skenën shqiptare, regjisori tha se është motivuar nga të njëjtat probleme që janë më aktuale për vendin tonë sot, sesa për Irlandën e ditëve.
Regjisori shqiptar i Tom Mërfit ka mjaftuar të thotë se është sensibël ndaj një realiteti social që ekziston dhe në vendin tonë, se nga teatri publiku do të dalë me rëndesë psikologjike dhe emocione të forta, por jo sa në kronikat e zeza që jepen në lajmet e përditshme. Në një farë mënyrë është një apel me të cilin i drejtohet publikut. Ndërsa për teatrin e Mërfit flitet shumë pak, për të mos thënë se edhe vetë aktorët nuk e kishin të qartë se ç’është ky teatër.
Dhe shënimi i shpërndarë në media nuk është gjë tjetër veçse përkthim interneti mbi veprën e Tom Mërfit, dhe asgjëkundi nuk shihet, dhe as nuk u tha në konferencën për shtyp se cila është estetika teatrore e regjisorit mbi veprën. Përveç faktit, besnik i autorit të tekstit. Burrat aktorë që do të luajnë janë Reshat Arbana në rolin e babait, dhe djemtë Naun Shundi, Bujar Asqeriu, Sokol Angjeli, Dritan Boriçi, si dhe të rinjtë Roland Saro dhe Samir Sina. Tek të gjithë ndihej prekja sociale që u ka bërë kjo pjesë, e detyrueshme për t’u perceptuar e tillë. Reshat Arbana e pohon qartë, por për pjesën artistike është fatkeqësi, të gjykosh se publikut shqiptar duhet t’i japësh o komedi, o drama të forta.
Ndërkohë që teatri i Mërfit, ajo që mungoi të flitej dje nga regjisori, konsiderohet si forma suprizuese, në përmbajtje dhe shprehje estetike të ngjashme me të Harlod Pinterit. Një ngjashmëri e fortë, por vlerësohet se godet akoma më fort familjen. Regjisori Duni na tha se është një vepër “alla Pinter” dhe mungoi fakti i perceptimit filozofik drejt dramës së hapur.
Zërat e trashë të burrave tanë të aktrimit, që më shumë konfuzohen në ulërima sesa në qartësi aktrimi, duket se do ta kenë të vështirë të përballen me tempin e një mënyre interpretimi real, që do t’i adresohet moralit. A do të arrijnë pesë burrat e teatrit të na japin karakterin pa u çjerrë, pa patetizëm - por me një emocion të qartë egërsie?!
Drama, që regjisori ka gjetur ngjashmërinë e vet edhe në Shqipëri, i adresohet direkt historisë dhe karakterit, gati në variantin e surealizmit absurd të Pinterit, mbi të njëjtën bazë historike. Vepra është dalluar për sinqeritet, gati në natyralizëm - një lloj realizmi metafizik. Ndërsa dialogu i Mërfit është i gjallë dhe i larmishëm, ku eksploron nuancat në shprehje dhe gjuhë, të cilat e lejojnë atë të ndërtojë karaktere dinamike.
Loja do të jetë e ashpër me energji fizike. Do të ketë shpërthime violente dhe saktësi në teatër - ky është kontrasti që i veshin Mërfit në krahasim me metodën e zgjedhur nga Pinteri, i cili shtyp dhunën në një urdhër të lartë, duke na përfshirë dhe implikuar ne në të, duke dëshiruar pastrimin
Metodologjia e Mërfit është më e bazuar, por jo më pak efektive. Ai na e jep atavizmin si ne e shohim, direkt me muskulaturë. Brutaliteti shihet në një skenë të hapur. Karakteret sillen në skenë si kafshët në kafaz dhe kjo qartëson se është vetëm çështje kohe përpara se gjaku të derdhet.
Tekstet e Mërfit shkojnë larg sentimenteve dhe në bazë kanë konfliktin dhe fundin tragjik. Duni thotë se problemet tona aktuale si emigracioni dhe dhuna në familje janë trajtesa e tij sociale për të kuptuar nga rrjedhin, duke na e kujtuar si pasojë e post-komunizmit.
“Regjisori i madh, Conalld Morrison, thotë se kjo vepër hedh dritë mbi faktin e trishtueshëm që Irlanda shumë rrallë ka qenë e zonja të sigurojë stabilitet dhe prosperitet për shtetasit e saj. Them se ky fakt i trishtueshëm do të ishte po aq i vërtetë edhe për Shqipërinë, në shumë momente të historisë së saj”, - thotë Duni.
Pamja e jashtme është ajo e familjes me unitet (babai dhe pesë djemtë), pamje e familjes që do të dominojë mbi të gjithë komunitetin e emigrantëve bashkëkombës. Pamja brenda shtëpisë është krejt tjetër. Uniteti i shfaqur jashtë kthehet në konflikt të egër brenda (mes burrave të shtëpisë). Arkitekt i çdo gjëje agresive, patologjike, pra thellësisht negative është vetë babai i djemve. Ajo që na mbërrin si kujdesje nga regjisori është trajtesa e figurave që të bëhen të besueshme jashtë çdo maniere demonstrative.
Muzika është zgjedhur nga Pink Flloid, i cili njihet nga të gjithë, duke e lidhur me afërsinë që ai ka me teatrin. “Shpreh bindjen që me gjithë dhunën, brutalitetin dhe egërsinë, vepra do të mbetet në mendjen e spektatorit edhe për ditë të tjera pasi e ka parë”, - e mbyll regjisori për të na thënë se nuk do të shmangen emocionet e forta, që transmeton dhuna e dramës, publiku nuk do të marrë ndonjë çlirim psikologjik për të reflektuar në katarsis, por thjesht do jetë jo aq rëndë sa realiteti që jep kronika sociale e shqiptarëve.
Censura e puthjeve
Puthjet në hapësirat publike në filmat shqiptarë të kinematografisë së periudhës komuniste janë bërë pjesë e një projekti arti, i cili përmes një video-projektori, do të shfaqet në një ekspoze të artistes gjermane Verena Kyselka, të premten në Galerinë "Ibrahim Kodra" në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Arti i puthjeve në hapësira publike, pjesë e një projekti arti të veçantë, me titull "Territory of Intimacy", (Territori i Intimitetit), e ka shtyrë artisten gjermane Verena Kyselka, që të shfrytëzojë pikërisht filmat shqiptarë të periudhës komuniste, ku ky moment i dëlirë dashurie, mungon. Burime nga MTKRS që po e mbështet këtë projekt arti krejt të veçantë, shprehen se ai synon të analizojë ndikimet e diktaturës dhe vetizolimit shumëvjeçar të shqiptarëve në marrëdhëniet ndërpersonale.
Për Verena Kyselkan, qëllimi artistik është që të prekë përvoja të kësaj periudhe, duke i vendosur në një kontekst artistik, ndaj dhe ka përzgjedhur si shembull ndalimin doktrinor të regjimit të Hoxhës, kur çiftet e dashuruara nuk duhet të putheshin në publik.
Një ndalim i tillë doktrinor ndikonte edhe mbi filmin, mjet i kontrolluar e i censuruar nga shteti, kur dhe momentet erotike të një çifti të dashuruar të lejuara për t’u shfaqur, kufizoheshin në shikime, prekje të lehta dhe përqafime të shkurtra.
Në filmat shqiptarë të periudhës komuniste, mund të gjesh më tepër prekje, deri madje edhe puthje mes burrash, si e ashtuquajtura "puthje vëllazërore", e cila nënkuptonte miqësi, paqe dhe solidaritet.
Kyselka ka përzgjedhur pjesë nga 16 filma të Arkivat të Filmit Shqiptar, ndër të cilët: "Apasionata", "Duaje emrin tënd", me regji të Kristaq Mitros, "Përrallë nga e Kaluara" me regji të Dhimitër Anagnostit, "Një natë pa dritë" me regji të Gëzim Erebarës etj., në të cilët, momentet intime mes personazheve kufizohen në një shëtitje mes arave me misër, kapje përdore nga kodrat e liqenit etj.
Janë këto disa nga "territoret intime" që u dhunuan gjatë periudhës kur zbatohej realizmi socialist, ndoshta edhe pengjet më të mëdha të regjisorëve shqiptarë, që krijuan gjatë viteve të diktaturës.
Ndonëse Verena Kyselka punon kryesisht në Berlin, i pëlqen të lëvizë nëpër vende me një të kaluar "të vështirë". Si e bija e një ish-të dënuari në Gjermaninë Lindore, ka qenë për shumë kohë e përgjuar nga Shërbimi sekret gjerman. Pas shembjes së murit të Berlinit ajo pati mundësi të shihte dosjen e vet, ku ishin fiksuar momente intime nga më të ndryshmet. Mbi këto fakte ajo ka ndërtuar një projekt të quajtur "Conspiracy Dwellings" (Vendim i fshehtë), (1999) "Andreas" (Përballë), Erfurt (Gjermani); 2005 "Përfshirje" në ish-burgun e Sigurimit të Shtetit të RDGJ-së, Erfurt (Gjermani); 2007/’08, Erfurt (Gjermani) dhe Bracknell (Britani e Madhe).