Durrës, bllokohen 30 furgonë klandestinë
Policia Rrugore e Durrësit ka nisur nga dje një aksion në shkallë të gjerë ndaj furgonëve piratë, të cilët kryejnë në mënyrë të kundërligjshme transportin e nxënësve dhe studentëve. Sipas shefit të Policisë Rrugore Durrës, Xhemal Lushaj, “ata me mjetet e tyre kanë në dorë jetën e studentëve, ndaj do të kalojnë në sitë dhe do të bllokohen”. Ky ishte shkaku i një aksioni policor që do të zgjasë disa ditë me radhë. Të gjithë furgonët që transportojnë studentë në linjën Durrës-Tiranë dhe anasjelltas, si dhe ata që transportojnë nxënës shkollash në linjat e brendshme, po i nënshtrohen kontrollit të dokumentacionit. Gjithashtu, ata po kontrollohen pasi marrin më shumë studentë sesa kapaciteti i automjeteve. Inspektorati i Qarkullimit Rrugor në Durrës ka nisur kontrollet në disa akse rrugore dhe objekt i tyre kanë qenë furgonët që transportojnë studentë dhe nxënës shkollash. Lushaj tha se “kjo masë është marrë për të ruajtur jetën e të rinjve studentë që lëvizin me furgonë në drejtim të Tiranës si dhe të nxënësve të shkollave private në qytetin e Durrësit. Janë konstatuar një sërë mangësish në këtë aktivitet, të cilët venë në rrezik jetën e tyre”. Për këtë qëllim policia po i kalon të gjitha këto mjete në sitën e saj. Janë mbi 100 automjete që transportojnë studentë dhe nxënës shkollash. Një pjesë e mirë e tyre për qëllim fitimi transportojnë më tepër pasagjerë sea kapaciteti mbartës. Vetëm dje policia bllokoi 30 furgonë, pasi i gjeti me mangësi në dokumentacionin përkatës, duke nisur që nga mungesa e licencave, e siguracioneve, e librezave të kontrollit teknik e të tjera të kësaj natyre. Drejtuesit e automjeteve të bllokuara do të dalin përpara komisionit dhe në bazë të mangësive të konstatuara, do të përcaktohen edhe sanksionet të cilat variojnë nga gjobat deri në bllokimin disamujor të tyre. Gjobat në këto raste arrijnë deri në 100 mijë lekë të reja, ndërsa mjetet mund të qëndrojnë të bllokuara deri në 6 muaj. Çdo mëngjes rreth 3 mijë studentë dhe nxënës shkollash qarkullojnë me furgonë për të mbërritur nëpër auditorët e mësimdhënies në Tiranë dhe në Durrës.
Prej tri ditësh trenat e mëngjesit janë reduktuar me vendim të Bordit Drejtues të Hekurudhës, ndaj ky numër do të jetë më i lartë.
Uji
MSH: Po monitorojmë cilësinë
Pajisja me aparatura e Laboratorëve të Shëndetit Publik, për të siguruar cilësinë dhe vazhdimësinë e analizave laboratorike të ujit të pijshëm, është në vëmendje të Ministrisë së Shëndetësisë, autoriteti përgjegjës për monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm.
"MSH-ja, bazuar në legjislacion aktual, ka realizuar monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit të pijshëm. Bazuar në udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, MSH-ja ka menaxhuar dhe situatat e krijuara në rastet e ndotjes së ujit dhe ushqimit, si gastroenterite, ethe tifoide, septicemi, dizanteri, meningite, enterite të ndryshme, hepatite, poliomielit etj.", - tha sot zv.ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj, në konferencën e 8 vjetore "Menaxhimi i ujërave të ndotura, detyrim social, mjedisor dhe ekonomik për Shqipërinë", organizuar në Tiranë nga Shoqata e Ujësjellës-Kanalizimeve, me mbështetjen financiare të Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik (GTZ).
MSH-ja është autoriteti përgjegjës për monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm, me qëllim furnizimin e popullatës me ujë të sigurt dhe të shëndetshëm, të cilën e realizon nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe Inspektoratit Sanitar Shtetëror. MSH-ja monitoron ujërat sipërfaqësore bregdetare për vlerësimin e situatës së ndotjes mikro-biologjike dhe kimike përmes ISHP-së, ndërkohë që monitoron shkarkimet e ujërave urbane, shkarkimet indirekte të tyre (lumenjve, përrenjve etj.), si dhe ujërat banjatore.
Periudha 2005-2015 është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si dekada ndërkombëtare e aksionit "Ujë për jetë".
Në vitin 2003, Shqipëria ratifikoi protokollin “Uji dhe shëndeti", sipas konventës “Për mbrojtjen dhe përdorimin e ujërave ndërkufitare dhe liqeneve ndërkombëtare". "Parime të këtij protokolli janë ndërmarrja e aksioneve specifike për reduktimin e impaktit të ndotësve fizikë, mikrobikë, kimikë të rrezikshëm për shëndetin dhe ulja e sëmundshmërisë me origjinë nga uji, sigurimi i cilësisë dhe sasisë së mjaftueshme të ujit, si një e drejtë njerëzore", - tha më tej zv.ministri i Shëndetësisë.
Sipas tij, MSH dhe ISHP kanë realizuar rishikimin e plotë të legjislacionit për ujin e pijshëm në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Komunitetit Evropian. Gjithashtu, këto institucione kanë përgatitur projekt-rregulloren e re të ujit të pijshëm, në përputhje me direktivën 98/83/KE “Mbi cilësinë e ujit të përcaktuar për përdorim nga njerëzit, si dhe projekt-rregulloren “Për kushtet higjieno-sanitare të plazheve dhe vendeve të larjes në lumë”, në përafrim të direktivës 76/160 BE.