Bonusi për deputetët, përfitojnë qarqet e largëta
Autori i Lajmit: S. Topi
Parlamenti ka miratuar dje vendimin e Kuvendit “Për përcaktimin e masës së përfitimit financiar mujor për shërbimin e transportit të deputetëve”. Vendimi i ligjvënësve është në bazë të ligjit të miratuar pak kohë më parë nga Kuvendi i cili u ka hequr makinat zyrtarëve të lartë dhe ka vendosur bonuse duke i ndarë në kategori të caktuara. Në bazë të vendimit të djeshëm përfituesit më të mëdhenj të këtyre bonuseve janë deputetët që janë në qarqet e largëta të vendit si Gjirokastër dhe më pak të fituarit ligjvënësit e Tiranës dhe Durrësit. Ky vendim i Kuvendit vjen pas vendimit të mëparshëm të tij i cili u njeh të drejtën e përdorimit të makinave vetëm Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Parlamentit, ministrave, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe atij të Shërbimit Informativ, si dhe pak krerëve të tjerë të institucioneve kushtetuese.
Vendimi
Sipas vendimit të miratuar dje ligjvënësit e zgjedhur nga qarku i Gjirokastrës dhe Dibrës, do të marrin 57 mijë lekë, qarku i Kukësit 56 mijë lekë, qarku i Vlorës 55 mijë lekë, qarku i Korçës 53 mijë lekë dhe qarku i Shkodrës 49 mijë lekë. Me më pak përfitime kanë dalë deputetët e Fierit dhe Beratit të cilët do të marrin nga 45 mijë lekë, pas tyre vijnë ata të qarkut të Elbasanit me 42 mijë lekë, të Lezhës me 40 mijë lekë dhe në fund ata të Durrësit dhe Tiranës me 37 mijë lekë. Ligji i miratuar në Kuvend “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civilë” është një premtim i mbajtur i Kryeministrit Sali Berisha. Sipas kryeministrit, nga heqja e privilegjit të makinave shtetërore për çdo rang të administratës, vendoset jo vetëm një standard i ri, por kursehen dhe rreth 30 milionë dollarë në vit. Lidhur me zyrtarët e tjerë, në kategorinë e parë, me targë jozyrtare janë vlerësuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për të cilët u miratua dhe vendimi i djeshëm. Ata përfitojnë mesatarisht një bonos prej 45 mijë lekësh por kjo e ndarw në vlera të ndryshme sipas largësisë së qarqeve. “Natyrisht, Parlamentit duhet ti lihet fleksibilitet që të mund të respektojë distancën. Parlamenti ka një sekretariat për buxhetin. Ndaj mesatarja të jetë kjo shumë që do ti jepet Parlamentit dhe më pas ti lihet në diskrecion sekretariatit ta përcaktojë”, - ka pohuar Berisha gjatw diskutimit tw ligjit. Për kategorinë e dytë të zyrtarëve, bonusi është 35 mijë lekë dhe këtu përfshihen zëvendësministrat, këshilltarët e Presidentit, Parlamentit, Kryeministrit, drejtuesve të enteve rregullatore, komandantët e Forcave të Armatosura, zëvendësdrejtorët e Policisë dhe Shërbimit Informativ, kryetari i Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Akademisë së Shkencave, rektorët e universiteteve, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, drejtuesit e Prokurorisë dhe të Gjykatës së Krimeve të Rënda, të shkallës së parë dhe të apelit. Bonusi për kategorinë e tretë është 30 mijë lekë dhe përfshin kryetarët e bashkive të tjera, drejtuesit e agjencive si ajo e pronave etj. Zyrtarët e tjerë të kategorisë së katërt trajtohen me 20 mijë lekë, të cilët kanë pasur veturë më tepër për traditë. Po dje Kuvendi ka miratuar disa projektligje si ai për "Për fondet e pensionit vullnetar" dhe "Për sipërmarrjet dhe investimet kolektive”.
Përfitimet e deputetëve sipas qarqeve
Qarku Tiranë dhe Durrës 37 mijë lekë
Qarku Lezhë 40 mijë lekë
Qarku Elbasan 42 mijë lekë
Qarku Fier dhe Berat 45 mijë lekë
Qarku Shkodër 49 mijë lekë
Qarku Korçë 53 mijë lekë
Qarku Vlorë 55 mijë lekë
Qarku Kukës 56 mijë lekë
Qarku Dibër dhe Gjirokastër 57 mijë lekë
Ky lajm është publikuar: 11/12/2009