E Shtunë, 31 Tetor 2026

Credit Rating: Ekonomia shqiptare, pozitive dhe në kohë krize

Autori i Lajmit: Redaksia
Agjencia e Vlerësimit (Rating Agjency) Moodys (Neë York, USA) një ndër 3 agjencitë më prestigjioze në vlerësimin e koorporatave dhe vendeve (shteteve) ka vlerësuar me B1 vendin tonë me opinionin (stable outlook).
Kjo do të thotë se vendi ynë ruan dhe konsolidon një vlerësim stabël. Ekspertët vlerësojnë se ky vlerësim është i rëndësishëm, në kushtet e përkeqësimit të tregjeve financiare globale, krizës që ka përfshirë pothuajse të gjithë botën.

Vlerësimi

Vlerësimi i dhënë nga Moodys, për Ministrinë e Financave është një dëshmi e institucioneve ndërkombëtare të specializuara për të vlerësuar kredibilitetin dhe efektshmërinë në qeverisjen e vendit si dhe është gjykimi më i qartë e i paanshëm i modelit pro reformë, pro biznes dhe pro integrim evropian në politikat ekonomike të ndjekura. Ky rikonfirmim konstant vjen pas vlerësimit të dhënë në prill 2009. Në argumentimin e këtij vlerësimi jepen fakte dhe argumente që mbështesin opinionin e tyre për këtë vlerësim të qëndrueshëm dhe me këto karakteristika pozitive; Ruajtjen e rritjes ekonomike për vitin 2009 nga 2% ne 5%, dhe në vitin 2010 nga 3% në 6.5%. Niveli i ulët i inflacionit brenda objektivit 2-4% dhe që është më i ulët se çdo vend tjetër në tranzicion. Masat ligjore fiskale me orientim pro biznes dhe drejt uljes se taksave vazhdojnë të mbështesin rritjen ekonomike si dhe reformat pro EU ofrojnë incentiva për investimet e huaja. Përpjekjet që po bëhen në kuadrin e integrimit evropian përbën një bosht orientues të politikave të zhvillimit ekonomik duke përafruar legjislacioni, institucionet, etj. Ky vlerësim vjen në të njëjtën kohë kur mes 6 vendeve të rajonit të Ballkanit 5 prej tyre kanë marrë një vlerësim negativ në krahasim me vitin 2008.

Parashikimi

Në fakt ekonomia shqiptare është karakterizuar nga një rritje pozitive, megjithëse mes qeverisë shqiptare dhe FMN-së pati debate në lidhje me shifrat. |Qeveria shqiptare pretendon të jetë edhe për vitin 2010 në shifra rreth 5 apo 6 për qind të rritjes ekonomike, ndërsa nuk është i të njëjtit mendim Fondi Monetar Ndërkombëtar që përmes përfaqësuesit në Shqipëri Gerëin Bell ka bërë me dije herë pas here se për vitin 2010 rritja sdo të shënojë me shumë se 1 për qind, madje parashikohet edhe zero. Ky debat nxori në pah edhe pamundësinë e Qeverisë për të rritur pagat e pensionet, me fonde nga buxheti i shtetit. Kjo u vërtetua vetëm pak muaj pas rritjes që u realizua nga qeveria në korrik të këtij viti, pasi përfaqëesuesi i FMN-së komentoi se nuk mund të rriten pagat dhe pensionet, duke përdorur financimet e huaja. Ecurinë e pati komentuar edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani, i cili ka qenë në të njëjtin arsyetim me FMN dhe ka këshilluar qeverinë të bëjë rialokimin e shpenzimeve, të gjenden financime shtesë për të mbështetur buxhetin dhe të shtyhen shpenzimet që nuk janë të domosdoshme për ekzekutivin.

Ky lajm është publikuar: 11/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›