E Diel, 1 Nëntor 2026

TVSH-ja, ulja e xhiros vjetore, 17 mijë biznese futen në skemë

Autori i Lajmit: Redaksia
Ulja e xhiros vjetore të biznesit të vogël nga 8 milionë në 5 milionë lekë, që do të hyjë në fuqi nga 1 janari do të rëndojë këto subjekte private me taksa dhe tatime shtesë. Ekspertët e ekonomisë shprehen se efektet në ekonomi do të varen edhe nga mënyra sesi tatimet do të menaxhojnë këtë situatë, pasi numri i bizneseve që do të kontrollohen prej tyre do rritet me rreth 17 mijë subjekte. Ekspertët e ekonomisë shprehen se ulja e xhiros vjetore të biznesit do të ndihet edhe nga pushteti vendor, buxheti vjetor i të cilit do të tkurret. Përfaqësuesit e biznesit të vogël dhe pushteti vendor e kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për të ulur në 5 milionë lekë xhiron vjetore. Sipas tyre, kjo masë do të çojë në një rritje të çmimeve në treg, nga e cila do të preken të gjithë konsumatorët.
Ky lajm është publikuar: 11/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›