Borxhi publik më 2010 drejt shtatë miliardëve
Autori i Lajmit: Redaksia
Shqipëria parashikohet që për vitin 2010 të përballet me një nivel të lartë borxhi publik, që do të trashëgohet nga viti aktual. Shkak për rritjen e nivelit të borxhit janë bërë shpenzimet elektorale të zgjedhjeve që sapo kaluam, kreditë e shtrenjta tregtare të qeverisë të marra me interesa të larta në kohë krize, si dhe kriza ekonomike që nisi që në vitin 2008. Ministria e Financave edhe pse nuk i bën publike vlerat reale të borxhit publik, pranon që kjo shifër këtë vit është shumë e lartë. Sipas analizës së Njësisë së Inteligjencës së "The Economist", vetëm nga viti 2011 borxhi publik i Shqipërisë do të rikthehet në 50 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, siç ishte në vitin 2003. Ndërkohë edhe për vitin që vjen (2010), detyrimi i shtetit do të kapë afro 7.4 miliardë dollarë dhe çdo shqiptar do të jetë i ngarkuar me 2328 dollarë borxhe, nga 2100, që është kjo shifër aktualisht. Në vitin 2003, borxhi për frymë ishte vetëm 911 dollarë dhe totali i tij kapte nivelin 2.9 miliardë dollarë amerikanë, sipas kursit aktual.
Këtë vit që në muajt e parë të vitit 2009, treguesi i deficitit buxhetor ka rezultuar shumë më i lartë se niveli i planifikuar. Nëse do tu referohemi shifrave konstatojmë që në fund të 4-mujorit ai ishte realizuar mbi 170 për qind, d.m.th., e tejkaluar me 70 për qind. Në muajt që pasuan, ky nivel tentoi të zbutej, por gjithsesi mbeti konstant tejkalimi i nivelit të planifikuar të deficitit buxhetor.
Deficiti
Respektimi i nivelit të planifikuar të deficitit buxhetor është jo vetëm një kusht dhe objektiv i rëndësishëm për menaxhimin e shpenzimeve publike, por njëkohësisht edhe një sinjalizues që tregon se në ecurinë e realizimit të të ardhurave dhe shpenzimeve ka probleme. Ndërkohë, qeveria shqiptare arriti të marrë kredi tregtare nga bankat tregtare ndërkombëtare në kohë krize, por me interesa shumë të larta. Katër banka i dhanë qeverisë një kredi prej 95 milionë eurosh, me interes rreth 11 për qind dhe afat shlyerjeje për tre vjet. Marzhi do të jetë 9.65 për qind, plus euribor, që aktualisht është nga 1.25 për qind deri në rreth 2 për qind. Kredia, me kushte tepër të shtrenjta, i shërbeu qeverisë për financimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, pjesë e aksit Durrës-Kukës.
Borxhi në vite
Nëse do tu referohemi të dhënave në vite, do të konstatojmë që ky fenomen ka qenë tepër i rrallë në historinë e financave shqiptare dhe rasti apo viti në të cilin kemi pasur situatë të ngjashme është ai i vitit 1996, theksojnë ekspertët e Financave publike. Ndërkohë, në janar-korrik është përdorur 75 për qind e planit vjetor të deficitit buxhetor, ndërkohë që për një periudhë 10-vjeçare rezulton se në 10 muaj arrihet të realizohej 50-55 për qind e deficitit vjetor. Pra gati 45 për qind e tij realizohej në dy muaj e fundit të vitit, kur ritmi i të ardhurave e i shpenzimeve është i lartë.
Tregtia me jashtë për 9-mujorin,
bien importet dhe eksportet
Eksportet shqiptare ranë gjatë periudhës 9 mujore me 25 për qind, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në raportin statistikor për periudhën janar -shtator. Vëllimi i përgjithshëm i shkëmbimeve tregtare gjatë 3-mujorit të dytë të vitit 2009 shënoi 957 milionë euro, me një rënie vjetore prej 12 për qind. Shitblerja e mallrave përfaqësoi rreth 43 për qind të veprimeve korrente. Eksportet shënuan një rënie vjetore prej 25 për qind dhe vlerësohen në 195 milionë euro. Për importet u paguan 762 milionë euro ose 7 për qind më pak se një vit më parë. Deficiti tregtar u thellua me rreth 6 milionë euro duke arritur në 567 milionë euro. Shkalla e mbulimit të importeve nga eksportet ra në nivelin 26 nga 32 për qind në një vit më parë. Pagesat për importe janë rritur për grupet makineri dhe pajisje (22%) dhe produkte farmaceutike (18%). Kanë rënë ndjeshëm importet e lëndëve djegëse (51%), duke dhëne kontributin kryesor në rënien e importeve kundrejt një viti më parë.
Ky lajm është publikuar: 11/12/2009