E Diel, 1 Nëntor 2026

Akademia e Yjeve, Sara largohet nga gara

Ka qene nata me e veshtire per njeren nga konkurrentet me te perfolura te Akademise... Per Saren, nata e djeshme ka qene pragu i fundit i rrugetimit te saj ne garen e forte te "Akademise se Yjeve 5". Mbremja e se dieles ishte nje nate maratone e sunduar nga ankthi i nje perballjeje surprize, por dhe nga sfida te njepasnjeshme qe i kane mbajtur konkurrentet nen tension te vazhdueshem per te dhene maksimumin ne skene. Nje debat publik per nje ngjarje te ndodhur ne shtepi ka perfshire kete here jo vetem konkurrentet, por edhe teleshikuesit dhe panelin e jurise. Por jo vetem kaq... Mbremja e se dieles ne teatrin e televizionit Klan ka dhuruar edhe shume numra speciale qe jane duartrokitur pa pushim nga ana e spektatoreve te zjarrte qe ndodheshin ne skenen gjigante te Akademise.
Albi dhe Sara kane qene ne qender te vemendjes si pasoje e nje ngjarjeje te ndodhur ne shtepine e Akademise, gjate javes. Me fillimin e nates se shtate te spektaklit producentja Zana Cela ka anuncuar ndodhine dhe me pas penalizmin qe vinte si pasoje e kesaj sjellje. Diten e enjte mes Sares dhe Albit, ka ndodhur nje grindje e cila ka perfunduar ne moment dhune mes dy te rinjve. Gjithcka ka filluar si nje loje, kur mes ngacmimeve jane shfaqur shenjat e stresit dhe te nervozizmit te Sares, e cila ne nje moment ka reaguar ne nje menyre te tepruar dhe te dhunshem duke e goditur Albin me nje objekt qe gjendej mbi tavoline... Producentja Zana Cella, eshte shprehur se sjellje te tilla per nje shkolle arti, jane te patolerueshme dhe si pasoje e sjelljeje te dy konkurrentet do te perballen ne nje sfide te drejtperdrejte me njeri-tjetrin. Konkurenti i dale humbes nga sfiden ka qene personi i propozuar per te larguar nga Akademia. Pikerisht per te vendosura fatet e tyre, i eshte kerkuar publikut qe nepermjet nje televotimi te vendosur se kush nga Albi dhe Sara duhet te qendroje ne shtepine-shkolle. Nderkohe qe eshte vene ne dispozicion nje numer i posacem ne te cilin teleshikuesit mund te shprehnin vec votes edhe opinionet e tyre ne lidhje me ngjarjen. Pyetja e hedhur qe ne minutat e para te transmetimit, se cili prej tyre duhej te largohej pas kesaj ndodhie, ka ngjallur reagime te pafund nga publiku permes mesazheve, por ky debat i gjere publik, nuk ka perfshire vetem teleshikuesit, por dhe publikun ne skene dhe panelin e pedagogeve ne juri. Mes loteve dhe emocioneve te forta te dy konkurrentet kane kerkuar ndjese publikut per ate cka ndodhur, duke pritur me ankth deri ne fund se cili prej tyre do te zgjidhej per t'i dhene fund endrres tyre, pikerisht ate nate...
Nga kjo sfide publiku do te zgjidhte te shpetonte Albi, duke e lene Sara ne nje tjeter perballje direkte pikerisht me Dafinen, e cila ishte dhe konkurrentja qe u zgjodh nga skuadra blu, qe rezultoi fituese ne sfida. Top-Lista ka qene ajo qe ka percaktuar perfundimisht fatin e vajzave. Sara, e renditur e 14-ta, kundrejt Dafines e pozicionuar nje vend me siper, do te ishte konkurrenti i fundit qe do te braktiste perfundimisht endrren per te prekur finalen e Akademise se Yjeve 5.
Nderkohe qe Sara dhe Albi kane sfiduar njeri-tjetrin per mbijetese ne Akademi, sfidat e tjera kane qene per te grumbulluar sa me shume pike per skuadrat respektive per te patur shansin e zgjedhjes se te nominuarit te javes. Kane spikatur sfidat ne disiplinen latine, Endri dhe Fatioles nga skuadra e bardhe kunder Andrin dhe Rebekes nga skuadra blu, ne ate hip-hop Anxhelo kunder Mirit, etj... Nje tjeter perballje e forte ishte mes Semit dhe Arises, por edhe ajo mes Anxhelos dhe Albit me kengen e Michael Jackson "Billy Jean", duke kulmuar me sfiden e dueteve ku Branimiri ka qene i shoqeruar nga fituesja e edicionit te katert te Akademise se Yjeve, Elhaida, nderkohe qe Albi ka qene i shoqeruar nga nje tjeter fituese e "Star Academy", Orgesa.
"Katedralja e Parisit"
Emocione te forta ka dhuruar edhe sfida ne baletin klasik, ku balerinet kane interpretuar pjese nga "Katedralja e Parisit". Nje veper artit e vene ne skene shqiptare per here te pare ne TOB ne vitin 2001, pikerisht nga koreografi Agron Aliaj, eshte interpretuar ne menyre vertet shume profesionale nga konkurrentet e Akademise se Yjeve, qe kane befasuar publikun me performancen e tyre. Nje kombinim mbreselenes mes balerineve profesionist, por edhe konkurrentet, ka dhuruar emocione te forta ne misherimet e personazheve si me fame boterore si Kuazimodo, Esmeralda, Prifti dhe Kapitenit, duke shkaktuar ovacione tek publiku qe gjendej ne skenen e teatrit te Tv Klan.
Numrat speciale
Numri special "Bad Romance", por dhe disa klipe te vecanta per disa nga konkurrentet, kane dhuruar te tjera momente interesante ne spektakel. Klipet e realizuar per Semin dhe Arisen ne shkollat respektive ku ato aktualisht studiojne, por dhe klipi i Endrit i realizuar mes miqve te tij ne Durres, kane shkaktuar shume emocione pozitive tek konkurrentet qe sigurisht e ndjejne shume mungesen e miqve qe kane lene jashte. Nderkohe qe numri special "Bad Romance", i realizuar nga balerinet dhe kengetaret se bashku, ka sjelle ne skene shume ngjyra dhe nje performance moderne dhe shume provokuese.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›