Lin Delija: Neorealizmi ndërmjet trashendencës dhe së vërtetës

Në mjedisin roman shpesh ndihet emni i Lin Delisë, por pak dnë se ky piktor me prejardhje shqiptare, i vendosun në Romë mbas luftës së fundit, pati si mjeshtra Mafain e Bartolin. Kemi shkue me e zhbirilue në nji skaj të hupun të Sabinës s'epërme, nji vend i vogël i mbyllun si në nji danë malesh, i ngushlluem nga rrjedha e pakët verore e Velinit, nji lum qi shërben si mbledhës ujnash mes rrugës Salaria dhe Rrugës Shtetnore 17 qi t'çon n'Akuila.
Nuk e d më pse Dela ka zgjedhë Antrodokon, si ndejë të përhershme, tue u largue nga kryeqyteti, tue gjallnue n'art e në heshtje; kujtojmë se artisti i njimendtë, artisti serioz rrin larg çdo tingulli trombet, tue mbetë jashtë reklamash të rreme e iluzionesh të kota.
Asht e vështirë me ngrejtë spirancën n'art e me lundrue drejt brigjesh të rrezikshme, drejt përvojash mrekulluese, tue qenë ngujua n'at port të madh artistik qi asht Roma: shumë japin ndihmesë, me mësime t'errta të pararojës, me flliqë ujnat tue e ba botën e artit të
përzime, të vështirë e të stuhishme.
Mjeshtri diti me i u largue kët mjedisi e pëlqeu nji "gji" të vogël, me ndejtë qetësisht i ankoruem në te e me u nisë mandej i patrazuem për "rrugtimet" e ta aq të veçanta drejt kërkimit të së vërtetës.
Lini na priti i befasuem për vizitën tonë e, si me drojë, na hapi
gjysë portet të studios së t (nji shtëpi e madhe që, si në katin përdhes ashtu edhe në të parin, asht përdorë vetëm me pikturue), me muret ku varen me dhjetra kuadro si dëshmi e punës së t.
Na e kishin përshkrue me mjekër e kur gjindja e vendit flet për te çohet nji përftyrim gjigand, i sajuem mbi tonin dhe larminë e fjalëve qi, thuejse gjithmonë, përçojnë nji folklor të ngrohtë. Në fakt, megjithëse asht shtatmesëm, të xetit qi rrezaton tue i qindrue afër e zmadhon njisoj si veprat e t, të mbushuna me nji gjallni të fortë.
Mundena me thanë se "fenomeni Dela" jeton në neorealizmin përshkrues, n'atë figuracion i cili, edhe pse i shtrembnuem e i ndryshuem me dashje në formë, riprodhon besnikisht dinamikën e qenësishme të subjekteve të vizatueme, tue rrokë në kundërshtinë
e gjanave nji vlerë qi huazon botën e jashtëme e qi përgjithson gjetje frymëzuese.
Mjeshtri, tue u mbështetë në nji impresionizëm pikturor, "i vorfën" në bojna, mbrrin me bashkue në nji përmasë veriste gjithshka qi ai, me shqisat e t, gatuen dhe transformon: janë bashkëvendësit e vet ata burra të mejhanes, ato gra të hajthme qi luten në gjunjë në
parmakët e kishës "së t", ato ruba të lidhuna mbas kreje të plakave qi rrnë te pragu me vra kohën, fëmtë e mra gjana të tjera, të tana së bashku janë Lin Dela.
Së fundi asht vetë Shqipna e ashpër qi ndeshet në veprat e Linit e të cilën ai e reton me mendje, tue takue njerzit çdo ditë, ata qi gjallnojnë rrugët e ngushta mesjetare të qytetit të vocërr, qi ka pingul mbi fushat e veta të mbjelluna hen dhe kërcnimin e malit Xhano, sikur don me i pre hovin nji ikjeje të pamundun.
Del a ka dtë me u pranue prej tyne pa ndryshime, jeton si ata, tue marrë pjesë në vështirsit e në vuejtjet, tue kqyrë, tue vizatue, e, mbi të gjitha, tue kapë ata çaste qi, në jetën e njerëzve, ma shumë se kuptim kanë randsi të veçantë.
Me kujtue shprehjen e nji gazetari të "Il Tempo" (Koha) nga Rieti asht mbyllja ma e mirë qi mund t'i bahet kët shkrimit, si nji akt nderimi nji burri qi nuk don shumë zhurmë rreth vetes: "Nëse doni me i u kallzue rrugën me mbrr të te Dela duhet të më thoni nëse kërkoni nji piktor apo nji artist të njimendët. Nëse kërkoni nji artist të vërtetë atëherë kërkoni Lin Delinë".
E na kallzoi rrugën.