Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, Vepra që tronditi skenën e teatrit të operës

Baleti Gjenerali i ushtrisë së vdekur bazuar mbi romanin e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, për vlerat artistike dhe mesazhin që ajo përcolli u quajt nga personalitet e artit dhe kulturës në vend një vepër tronditëse. Me madhështinë e saj kjo vepër bëri që të duartrokitet nga publiku, duke e konsideruar këtë shfaqje si një sukses të TKOB. Nata e premierës u ndoq me interes nga publiku, i cili mori nga artistët më të bukurën që mund të vihej në një skenë baleti.
Të gjithë elementët e shfaqjes vinin në një mënyrë të përkryer para publikut, i cili pa dyshim që me duartrokitjet e tij vlerësoi punë e artistëve të kësaj vepre. Një skenografi dhe një koreografi e mrekullueshme u shfaq para publikut. Skenografi Valeri Ferrari tregon për shfaqjen se: Subjekti i Kadaresë është fantastik. Përmes gërmimit të tokës, plagoset me një xhest të dhunshëm një popull. Por gjenerali duhej të vinte i dhembshur dhe fatkeq në vepër, ndërkohë që njerëzit e konsiderojnë njeri të mirë. Mbi këtë subjekt është ngitu dhe skenografia që së bashku me personazhet e tjerë unifikohen për të përcjellë mesazhin e veprës. Baleti bashkëkohor mban firmat më të rëndësishme të artit shqiptar, si dhe me krijues francezë me libret të ndërtuar mbi romanin më të famshëm të literaturës shqiptare të njohur në botë. Premiera erdhi në skenë me muzikë të njërit prej kompozitorëve shqiptarë më të rëndësishëm dhe më të ekzekutuar brenda dhe jashtë Nikolla Zoraqi (1929-1992), në 80-vjetorin e lindjes së tij, si dhe koreografi të mjeshtrit të koreografisë dhe baletit shqiptar Agron Aliaj. Ndërkohë që koreografia Laura Frigato tregon se: Jemi munduar të unifikojmë klasiken me modernen. Të dy palët kemi gjetur veten, dhe të dyja bashkë formojnë një të vetme. Pastaj është edhe një koncept i tërë i skenografit , pa të cilin dhe ne nuk do të kishim si ta transmetonim këtë ide. Në rolin gjeneralit është Gerd Vaso dhe ne kemi krijuar një gjeneral shumë njerëzor dhe jo një gjeneral të zakonshëm me pamje hijerëndë.
Duke folur për veprën titullari i këtij institucioni Zhani Ciko thekson se: Operimi për të zbuluar atë çka është e vërteta e leximit muzikor e koreografik të veprës së Kadaresë në kushtet kur dallimi mes faqeve muzikore që ngërthejnë atë që ka buruar nga romani dhe asaj që i është ngarkuar artificialisht apo ekzagjeruar për mosdjegien e krijimit, përligj një version rizbulues dhe që sjell në evidencë natyrën e vërtetë të krijimtarisë Zoraqi, venën krijuese të kompozitorit pasionant e të ngërthimeve të mëdha dramatike me koreografinë ende në fertilitet të Aliajt. Sjellja në parametra të zhvillimeve skenike aktuale ndërkombëtare, që për krijime të këtyre përmasave është më se e nënkuptueshme i ka sjellë këtij versioni të ri interesin e riinterpretimit të veprës dhe dëshirën për të mos bërë vetëm një homazh honorifik në 80-vjetorin e lindjes së Nikolla Zoraqit, por për të ndihmuar në rivlerësimin e vlerave që meritojnë të mbeten në fondin e asaj që në fund të fundit është vlerë. Kjo shfaqje baleti vjen me një vizion të ri hapësinor dhe trajtim skenik nga skenografi Valerio Ferrari (Francë), ndërkohë kostumet janë realizuar nga Anne Brault. Bashkëpunëtor dhe konsulente e koreografit është Laura Frigato. Gjenerali i ushtrisë së vdekur vjen me interpretim nga solistët Enada Hoxha, Gerd Vaso, Ledian Agalliaj, Diona Gjinika, Ezdalin Gorani, Manjola Hasani, trupa e baletit, Orkestra Simfonike e T.K.O.B. Dirigjenti i shfaqjes është Bujar Llapaj. Vepra u realizua nën një redaktim të ri nga prof. Zhani Ciko. Gjenerali i ushtrisë së vdekur do të shfaqet për publikun dhe në datat 14dhe 15 mars.
*****************************************************
Mihal Luarasi: Shfaqja, një spektakël i vërtetë
Regjisori i Mihal Luarasi në një prononcim të tij tregon për një shfaqje me vlera, e cila sipas tij solli një gjetje të re në skenën shqiptare. Në fillim dua të flas për ngazëllimin tim përpara një spektakli të mrekullueshëm, që pashë i cili ishte nga çdo pikëpamje i mrekullueshëm. Ishte një gëzim që të shikoje një gjë të tillë, ishte një krijim i veçantë i artit skenik shqiptar, duke e zbërthyer këtë në figura dhe në mendime konkrete në atë q렠 ne pamë me këtë arritje artistike të nivelit të lartë, por ishte dhe gjuha e letërsisë dhe e muzikës e përkthyer në gjuhën e koreografisë, në gjuhën e baletit modern. Unë jam një nga shikuesit e shumtë të shekullit të kaluar, kur muzika është vënë në balet dhe ka qenë viti 1977. Jam në gjendje që të shikoj ndryshimin e saj me atë që u dha atë herë, si dhe me shfaqjen që unë pashë mbrëmë. Unë pashë që më në fund muzika e Nikolla Zoraqit është zhveshur nga shtrëngimet, ndalimet, kërkesat ideologjike të realizmit socialist, zhveshur nga këto ne na doli një muzikë moderne bashkëkohore nga çdo pikëpamje, gjë që atëherë ishte shumë e izoluar. Prandaj muzika e vërtetë e Nikolla Zoraqit është kjo që ne pamë mbrëmë dhe vënia në koreografi, në balet nga mjeshtri i madh i koreografisë Agron Aliaj bashkë me komponentët e tjerë që punuan me atë për këtë krijim është Nikolla Zoraqi i vërtetë,u shpreh ai.
Më tej ai foli mbi bazat e kësaj vepre dhe rëndësinë e saj. Por ku është themeli, ku është baza? Themeli është romani i Kadaresë. Kjo tregon që kjo vepër e madhe e shkrimtarit tonë, jo vetëm është një vepër e pavdekshme, por ajo na shfaqet me fytyra dhe forma të ndryshme, në kohëra të ndryshme. Ajo ka mbijetuar, do të mbijetojë duke u përqasur gjithmonë në duar mjeshtrash të tjerë, të cilët na japin këtë roman në gjini të tjera, sepse ne e kemi parë dhe në Tetarin Kombëtar si vepër dramatike, në TKOB ne kemi parë dhe e pamë si një balet. është një vepër, e cila është e pashtershme nga idetë, theksoi regjisori Luarasi. Më tej ai vlerësoi dhe interpretimin shkëlqyer të balerinëve, duke vënë theksin dhe në ndërtimin koreografik, por dhe në realizmin e skenografisë. Dua të flas për interpretuesit, për atë trupë baleti fantastike që ne kemi, për ata solistë të mëdhenj, për Enada Hoxhën, Gred Vason etj, që na dhanë figura të mahnitshme. Gjëja e parë që unë i thashë pas spektaklit Zhani Cikos, i cili ka bërë një përpunim veprës së Zoraqit, i thashë që me këtë shfaqje ju duhet të dilni jashtë, duhet të shkoni në skena të tjera të botës, të tregoni se çfarë gjërash të mahnitshme janë në gjendje të bëjnë artistë tanë të baletit. Është një spektakël që mund të shkosh në çdo vend të Evropës dhe të nderohesh me këtë spektakël. Gjithashtu ishte një kostumografi dhe skenografi e realizuar më së miri, e cila erdhi duke zbatuar kërkesat e koreografit për të mishëruar edhe skenikisht dhe teknikisht idetë e tij. Drama e dasmës ishte një kompozim i mrekullueshëm. Ishin me dhjetëra njerëz në skenë, të cilët ishin manovruar me një harmoni të mahnitshme. Mjeshtri Agron Alija ka ditur që të shndërrohet, të transformohet. Ai ka krijuar në fushën e baletit klasik, por këtu ai ne na shfaqet si një koreograf modern me ide bashkëkohore, sepse vetëm me këtë nivel mund të qëndrosh sot në teatrot e tjerë lirik të botës. Skenografia dhe kostumografia është përballë me teknikë të mrekullueshme të TKOB. Projeksionet e mëdha që pamë aty, kombinime të tjera që ishin të një niveli të lartë gjë të cilën nuk e kemi në TK e dramës. Atje ne shohim një varfëri të madhe teknike.
Prandaj unë shikoj me vuajtje,keqardhje sepse unë jam një regjisor dramatik. Këtu çdo ide, çdo krijim i koreografit realizohet në skenë. Ndërsa në TK dramatik nuk është e mundur që çdo ide të realizohet teknikisht. Këtu ishte një teknikë shumë e lartë, shprehet regjisori Luarasi. Ndërkohë duke folur mbi veprën që është vendosur në skenë në vitin 1977 ai tregon : Atëherë kishte kërkesa të tjera, të cilat do të lidheshin patjetër me një konfrontim ideologjik. Në atë kohë nuk të linin po mos të futej shtesa. Kishte kërkesa atë tjera, të cilat e skematizonin spektaklin, prandaj e thashë që në fillim që tani doli muzika e vërtetë e Zoraqit, shprehur në koreografi ashtu siç është. Prandaj t