Teatri i Estrades, krijohet grupi i punës për ringritjen e tij
TIRANE-Eshtë mbajtur dje një takim në Ministrinë e Kulturës për ringritjen e Teatrit të Estradës. Pas kërkesës që kryeministri Sali Berisha i bëri para pak ditësh ministrit të Kulturës për ringritjen e Teatrit Kombëtar të Humorit dhe Satirës, dje Ferdinand Xhaferaj organizoi një takim me artistë të humorit, regjisorë e shkrimtarë. Në këtë mbledhje, ku folën disa prej pjesëmarrësve, u diskutua se si duhet të ringrihet e të funksionojë ky teatër.
Në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve morën pjesë mjaft artistë e shkrimtarë si Teodor Laço, Behar Mera, Vasillaq Vangjeli, Irini Qiriako, Rita Lati, Sulejman Dibra etj. Ministri Xhaferaj pasi bëri një vlerësim të institucionit të estradës në vite, bëri të ditur që tashmë ashtu si dhe cirku, Teatri i Estradës është përfshirë në ligjin për artin si Teatri Kombëtar i Komedisë. Ai tha se do të merren parasysh edhe kërkesat e trupave të aktorëve nëpër rrethe. Më pas fjalën e mori z. Teodor Laço, i cili ndër të tjera propozoi që salla për aktivitetet e këtij institucioni të jetë përkohësisht, derisa të sigurohen ambientet, salla e vogël e teatrit. Në fakt, kjo ide u mbështet dhe nga të pranishmit, të cilët kërkuan fillimin e shfaqjeve para se të sigurohen ambientet për këtë teatër kombëtar. Të pranishmit kërkuan që puna të fillojë sa më parë, e kësaj kërkese ministri iu përgjigj se do të kontaktonte me Akademinë e Arteve dhe Teatrin Kombëtar për bashkëpunim në gjetjen e një salle.
(d.b/GSH/BalkanWeb)