E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri i Hadrianopolit drejt restaurimit

 

GJIROKASTER - Teatri antik i Hadrianopolit pritet t’i nënshtrohet një projekti zinxhir të restaurimit nga ana e specialistëve italianë dhe shqiptarë. Procesi i restaurimit do të realizohet nga arkeologët vendas dhe italianë në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë si dhe me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër. Sipas specialistëve të arkeologjisë, kërkimet dhe studimet në teatrin e Hadrianopolit kanë qenë një element i rëndësishëm i punës së tyre gjatë sezonit të verës që kaloi. Përgjatë kësaj periudhe të përfunduar, specialistët e arkeologjisë kanë individualizuar mjaft struktura të hershme dhe të vona, të cilat kanë lidhje direkte me transformimet që pësoi objekti i shfaqjeve në periudhën bizantine. Njëkohësisht arkeologët kanë përfunduar edhe rilevimet e teatrit antik. Ky objekt i trashëgimisë kulturore vitet e fundit ka shërbyer edhe si skenë për shfaqjen e premierave të ndryshme e sidomos ato teatrale. Qysh prej krijimit të tij shekuj më parë, në gusht të vitit 2006, në skenën e tij u vu pjesa teatrale “Bakantët”, si dhe spektakle të realizuara nga nxënësit e rinj të shkollave të mesme të Gjirokastrës.                       p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›