E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri i Operas dhe Baletit, hap sezonin me koncertin rus

Të dielën, Teatri i Operas dhe Baletit hap sezonin e ri artistik me koncertin gala të solistëve të baletit rus. Ky koncert, zhvillohet në kuadër të veprimtarive artistike të javës së kulturës shpirtërore ruse dhe në të do të marrin pjesë Denis Matvienko, Anastasia Matvienko, Denis Medvedev, Mariana Ryzhkina, e të tjerë emra të njohur të baletit rus.

Në javën e kulturës ruse do të paraqiten tradita kulturore ruse dhe do të përfaqësohen vlerat themelore të tij, të mishëruar në lloje të ndryshme të kulturës.
 

Java artistike ruse do të përqëndrohet edhe në qytetin e Durrësit dhe Shkodër, e ndërsa me rastin 100- vjetorit të shpalljes së pavarësisë në 2012, do të zhvillohen në Rusi ditët e kulturës shpirtërore të shqiptare.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›