Tedi Papavrami: Një ditë do të shkruaj romane
Në një rikthim të radhës në Tiranë është i kënaqur që gjen interes ndaj interpretimit të tij. Me një program klasikësh si Beethoven, Chausson, Dvorak, Sarasate, Paganini dhe kompozitori shqiptar, Nikolla Zoraqi, violinisti Tedi Papavrami do të përcjellë një mesazh bashkimi muzikor të Evropës. Të shtunën, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, në orën 19:00, do të ngjitet në skenë me moton "Udhëtim muzikor nëpër Evropë". Pasionet e tij shkojnë përtej muzikës dhe në intervistën e mëposhtme artisti rrëfen për angazhimet e fundit.
Një koncert në Tiranë do t‘ju çojë në një udhëtim muzikor në Evropë. Artistikisht, sa pjesë e saj ndjeheni?
Ndonëse Evropa ekonomike u krijua vonë, Evropa muzikore ka ekzistuar kohë më parë. Kompozitorët, në bashkëveprim dhe ndikim nga njëri-tjetri, kanë krijuar qendrën e muzikës klasike dhe sot nuk është e vështirë të mendohet se fusha me të cilën Evropa ka shkuar më larg në histori është muzika. Çdo muzikant i muzikës klasike, kudo që të jetë, në Afrikë, Japoni a diku tjetër është i lidhur shpirtërisht me Evropën. Sot jetoj në Zvicër, më parë në Francë, por shpirtërisht isha i përgatitur për të jetuar në një vend të tillë, sepse i kisha frekuentuar përmes muzikës që në Shqipëri. Është një rrugëtim i gjithmonshëm për mua dhe atë që praktikon muzikën klasike.
Programi që do të interpretoni përmban emra të njohur klasikësh dhe kjo ndodh në pjesën më të madhe të koncerteve. Në Evropë apo edhe më gjerë, a ka terren për muzikën klasike bashkëkohore?
Ka njerëz seriozë, të aftë e të talentuar, por prej disa vitesh
krijimtaria e muzikës klasike vuan nga mungesa e tonalitetit. Rrjedhimisht është bërë pak e vështirë edhe për publikun, ndonëse ka një publik që ndjek muzikën bashkëkohore, është një komunikim pak i vështirë. Kam luajtur koncerte kontemporane që të kërkojnë të hysh në botën e një autori, të cilët sot kanë të gjitha kodet e veta. Kam parë edhe gjëra interesante, por nuk e di nëse një ditë do të fitojnë popullaritetin që ka muzika tonale. Kjo ka ndodhur që në vitet ‘20. Ishte një periudhë ku duhet të ishe në pararojë të kërkimit të modernitetit. Tani e kanë kuptuar që ka një kufi.
Vetëm pak javë më parë, publiku shqiptar ju pa në rolin e aktorit. Do të donit ta përsërisnit këtë përvojë?
Unë nuk e kam parë filmin e përfunduar, por ishte kënaqësi të gjendesha krah aktorëve të shkëlqyer shqiptarë. Kinemaja më pëlqen si spektator, por nuk do ta kërkoja si përvojë. Në qoftë se një regjisor, skenarist apo projekt rreth një filmi mendon që mund të bëjë diçka, është përgjegjësia e tyre dhe unë mundohem ta bëj punën sa më mirë. Por nuk është profesioni im, ndër të tjera jam shumë i zënë me aktivitete ku e ndiej veten kompetent.
Ju njohim edhe si përkthyes i Ismail Kadaresë. Po përktheni diçka të tijën ndërkohë?
Jam duke përkthyer një roman të vogël që sapo ma ka dhënë Kadare. Titulli nuk e di nëse është përfundimtar, por po më pëlqen shumë. Kam mbaruar "Darkën e gabuar" që do të botohet në shtator në Francë. Kadare, kohët e fundit, më thotë shpesh se "ky është libri i fundit", në fakt vazhdon të shkruajë dhe më duket periudhë interesante në krijimtarinë e tij.
Ka ndonjë shkrimtar tjetër shqiptar që do të donit ta përkthenit? Do të kisha dëshirë, por angazhimet nuk ma lejojnë. Nëse Kadare vërtet nuk do të publikojë më një ditë, do ta përktheja një autor tjetër nëse do të më pëlqente. Aktualisht është e pamundur, sepse edhe librat e Ismailit i përkthej me një ritëm të ngadaltë. Nuk kam kohë të lexoj aq sa duhet; më vjen keq dhe pak turp, po edhe libra që shkrimtarët shqiptarë më kanë dërguar, nuk i kam lexuar dot.
Ju ngjiteni në skena të botës për të interpretuar vepra të kompozitorëve të ndryshëm. Keni kompozuar vet?
Kam shkuar veç kadenca (pjesë të lira) por asgjë më tepër. Kompozimi nuk është pjesë e imja. Do të kisha më shumë interes të shkruaja diçka në letërsi sesa të kompozoj muzikë.
Në çfarë gjinie do të shkruanit?
Romani do të më interesonte. Ndonjëherë, nën ndikimin e Çehovit, Cvajgut, edhe novela më tërheq, veçanërisht me idenë e të krijuarit të një bote të tërë në një krijim të shkurtër. Kam provuar të shkruaj diçka, por kam ndaluar sepse më duket sikur nuk ka vlerë. Këto gjëra nuk bëhen me entuziazëm, por me punë sistematike. E di që në muzikë dhe letërsi nuk ka frymëzim, po punë, një teknikë ndërtimi që njeriu e adapton me sensibilitetin e vet. Jeta ime është kaq e mbushur me detyrime dhe përsëritje sa e kam të vështirë t‘i shtoj vetes dhe nja tri orë për një punë që nuk e di a do ketë rezultat.
Do shkruanit në shqip apo frëngjisht?
Do shkruaja frëngjisht. I vogël kam lexuar shumë libra shqip, por pas moshës 12-vjeçare, dashuria e madhe për letërsinë më ka ardhur përmes frëngjishtes.
Ku do t‘ju çojnë koncertet e radhës?
Në datën 15 maj kam një koncert në Gjenevë, në "Victoria Holl", më pas do të shkoj në verilindje të Francës në një festival me muzikë dhome dhe do të përgatitem për të regjistruar diskun e ardhshëm në Belgjikë me një orkestër belge dhe një dirigjent të mirë. Do jetë me muzikë franceze.