Kinë, Japoni, Kore, në një unitet të ri financiar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Britania e Madhe
dhe një numër vendesh që
përbëjnë Bashkimin Evropian,
krijuan një aleancë politike dhe
ushtarake në fund të Luftës së
Dytë Botërore dhe e thelluan atë
edhe gjatë viteve që Bashkimi
Sovjetik u shpërbë dhe u ngërthye
nga kriza ekzistenciale. Ndërkohë,
gjatë krizës aktuale financiare,
këto vende nuk janë shquar për
ndonjë koordinim të veçantë të
masave për të luftuar recesionin.
E atë që nuk po bën Perëndimi,
po e bëjnë vendet aziatike,
pavarësisht dasive të shumta
politike dhe ushtarake që kanë
pasur dhe vazhdojnë të kenë
mes tyre që prej dhjetëvjeçarësh.
Vende të ndryshme të fuqishme
të Azisë po formulojnë një plan
që synon mbrojtjen e stabilitetit
financiar të rajonit. Së fundi, për
t‘i shërbyer këtij qëllimi përfundimtar,
Kina, Japonia dhe Koreja
e Veriut kanë përfunduar detajet
e një fondi emergjence likuiditeti
prej 120 miliardë dollarësh për
13 vende aziatike. Ky fond do të
përdoret nëse këto vende do të
preken nga ndonjë krizë financiare
e mundshme, veç kësaj që po
përjetohet. Analistë dhe specialistë
të ndryshëm po tentojnë që
këtë institucion të ri ta konsiderojnë
një lloj FMN-je aziatike. Sipas
disave, kjo është një iniciativë
që krijon një aleancë financiare
që do të shndërrojë të gjitha vendet
e Azisë në një entitet të vetëm
financiar në krye të të cilit do
të qëndrojnë Kina dhe Japonia,
dy nga vendet më të mëdha e
të fuqishme të planetit. Projekti
do ta shndërrojë gjithë zonën
e Azisë në një zonë shumë të
stabilizuar ekonomikisht, madje
ka shumë mundësi që të jetë më
e stabilizuar se vetë Evropa apo
Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto dy kontinente po përballen
aktualisht me rritjen e shifrave
të papunësisë, me një ekonomi
gjithnjë e më tepër në stanjacion
dhe me një borxh të brendshëm
që ka degraduar në shumë raste.
Aleanca e vjetër mes vendeve
që mbështesin bashkëpunimin
ushtarak të NATO-s nuk është
shtrirë deri në krijimin e strukturave
ekonomike që janë shumë
të rëndësishme, veçanërisht në
situatat e krizave të rënda financiare
që kanë shkaktuar shumë
viktima. Pikërisht kjo aleancë e
re i jep Azisë një avantazh shumë
të madh, ndërkohë që recesioni
vazhdon.
Britania e Madhe
dhe një numër vendesh që
përbëjnë Bashkimin Evropian,
krijuan një aleancë politike dhe
ushtarake në fund të Luftës së
Dytë Botërore dhe e thelluan atë
edhe gjatë viteve që Bashkimi
Sovjetik u shpërbë dhe u ngërthye
nga kriza ekzistenciale. Ndërkohë,
gjatë krizës aktuale financiare,
këto vende nuk janë shquar për
ndonjë koordinim të veçantë të
masave për të luftuar recesionin.
E atë që nuk po bën Perëndimi,
po e bëjnë vendet aziatike,
pavarësisht dasive të shumta
politike dhe ushtarake që kanë
pasur dhe vazhdojnë të kenë
mes tyre që prej dhjetëvjeçarësh.
Vende të ndryshme të fuqishme
të Azisë po formulojnë një plan
që synon mbrojtjen e stabilitetit
financiar të rajonit. Së fundi, për
t‘i shërbyer këtij qëllimi përfundimtar,
Kina, Japonia dhe Koreja
e Veriut kanë përfunduar detajet
e një fondi emergjence likuiditeti
prej 120 miliardë dollarësh për
13 vende aziatike. Ky fond do të
përdoret nëse këto vende do të
preken nga ndonjë krizë financiare
e mundshme, veç kësaj që po
përjetohet. Analistë dhe specialistë
të ndryshëm po tentojnë që
këtë institucion të ri ta konsiderojnë
një lloj FMN-je aziatike. Sipas
disave, kjo është një iniciativë
që krijon një aleancë financiare
që do të shndërrojë të gjitha vendet
e Azisë në një entitet të vetëm
financiar në krye të të cilit do
të qëndrojnë Kina dhe Japonia,
dy nga vendet më të mëdha e
të fuqishme të planetit. Projekti
do ta shndërrojë gjithë zonën
e Azisë në një zonë shumë të
stabilizuar ekonomikisht, madje
ka shumë mundësi që të jetë më
e stabilizuar se vetë Evropa apo
Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto dy kontinente po përballen
aktualisht me rritjen e shifrave
të papunësisë, me një ekonomi
gjithnjë e më tepër në stanjacion
dhe me një borxh të brendshëm
që ka degraduar në shumë raste.
Aleanca e vjetër mes vendeve
që mbështesin bashkëpunimin
ushtarak të NATO-s nuk është
shtrirë deri në krijimin e strukturave
ekonomike që janë shumë
të rëndësishme, veçanërisht në
situatat e krizave të rënda financiare
që kanë shkaktuar shumë
viktima. Pikërisht kjo aleancë e
re i jep Azisë një avantazh shumë
të madh, ndërkohë që recesioni
vazhdon.