E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kapen mat duke vjedhur dy të rinj

Dy të rinj nga Shkodra janë kapur mat duke vjedhur. Dje Policia e Shkodrës arrestoi dy 20- vjeçarë, të cilët po tentonin të vidhnin një lokal. Bëhet e ditur se Jonuz Rucini, dhe Everalad Limani, të moshës 20-vjeç u arrestuan pasi kishin hyrë për të vjedhur një lokal privat, në lagjen Liria, tek vendi i quajtur pranë Urës së Bunës në qytetin e Shkodrës.
Burime nga policia thanë se uniformat blu kanë bërë të mundur kapjen e tyre në flagrancë, së bashku me mallin e vjedhur, kryesisht pije alkoolike, rreth 100 metra larg lokalit që sapo kishin vjedhur. U kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale dhe hetimore, në cilësinë e provës material, u bë sekuestrimi i mallit të vjedhur dhe materialet në ngarkim të dy të rinjve i kaluan Prokurorisë së Rrethit, për veprën penale të Vjedhjes në bashkëpunim, thanë më tej burimet policore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›