E Diel, 1 Nëntor 2026

Teherani i gatshem te leshoje amerikanen

Iran

Irani ka thene se eshte gati te liroje nje grua amerikane qe ishte ndaluar prane kufirit me Irakun me shume se nje vit me pare. Sarah Shourd u arrestua bashke me dy burra amerikane ne korrik te vitit te kaluar te akuzuar per spiunazh. Amerikanet thane se kishin humbur rruge gabimisht ne territorin iranian. Nje gjykates ne Teheran perjashtoi minuten e fundit lirimin e amerikanes kete fundjave duke thene se nuk ishin perfunduar procedurat ligjore. I njejti zyrtar deklaroi te dielen se amerikania mund te lirohej me kusht duke paguar gjysme milioni dollare. Prokurori tha se ajo nuk do te lejohej te largohej nga vendi. Nje numer te burgosurish ne Iran qe presin te dalin ne gjyq e kane shfrytezuar kete mundesi duke u larguar nga vendi. Por ne rastin e Sarah Shourd situata eshte e komplikuar pasi dy miqte e saj Josh Fattal dhe Shane Bauer jane ende ne burg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›