Sarandë, mbante peng 41- vjecarin, arrestohet
SARANDë- Një 21vjecar është arrestuar sot në qytetin e Sarandës pasi për rreth një javë rresht mbajti peng dhe torturoi me metoda cnjerëzore një 41 vjecar për një borxh të vjetër në vleftë 50 mijë lekë të rinj.
Leon Sosaj është emri i të arrestuarit, i cili në një vend në periferi të qytetit mbajti peng 41 vjecarin nga Skrapari Bashkim Hajdari. Pengu i kishte marrë një sasi të vogël parash 21 vjecarit dhe pamundësia ekonomike e kishte shtyrë vonesën për të kthyer borxhin.
Por kjo vonesë nuk është justfikuar nga 21 vjecari i cili nuk mjaftoi vetëm që e mbajti peng Hajdarin por përdori ndaj tij tortura të rënda si dhunë fizike, psikologjike, deri djegie me cigare. Ndërkohë 41 vjecari po mjekohet në spitalin e Sarandës.
(m.a/News24/BalkanWeb)