Forumi i Biznesit, Berisha fton investitorët turq
TIRANE- Duke konsideruar rrugën Durrës-Kukës të realizuar nga kompania Bektel Enka si një sukses rajonal, kryeministri Berisha u ka bërë ftesë investitorëve turq që të marrin pjesë në të tjera projekte të infrastrukturës rrugore. Gjatë fjalës së tij në Formunin Ndërkombëtar të Biznesit, Berisha ka vlerësuar infrastrukturën si një ndër fushat ku mund të thellohet bashkëpunimi ekonomik me Turqinë.
“Enka dhe Bektel ndërtuan një korridor i cili realisht po ndryshon rajonin cdo ditë e më shumë. Akset e tjera të mëdha rrugore janë në projekt dhe ndërtim e sipër. Në këto 4 vjet Shqipëria duhet të ndërtojë dhe rindërtojë rreth 7000 km rrugë . në këtë 4 vjecar, qytetarët shqiptarë duhet të arrijnë në kryeqytetin e tyre në një kohë 2 herë më të shkurtër se përpara këtyre 4 viteve. Ndërtuesit turq, kompanitë e mëdha të ndërtimeve në Turqi janë të mirëpritura, ne jemi të vendosur që të ofrojmë si koncensione ashtu dhe punë publike të financuara nga buxheti i shtetit.” u shpreh kreu i qeverisë, Berisha.
Energjetika, turizmi dhe industria kanë qenë të tjerë sektorë që janë prezantuar përpara investitorëve turq si potencial për tu shfrytezuar.
Sipas të dhënave zyrtare, investimet turke në Shqipëri kapërcejnë shifrën e 1 miliard dollarëve dhe ato janë të pranishme në sektorët bazë të ekonomisë, si sistemi bankar, telekomunikacioni, arsimi etj.
(e.n/News24/BalkanWeb)