Tekniku Ilir Daja jep dorëheqjen nga Besa
Ilir Daja largohet nga drejtimi i stolit të Besës. Menjëherë pas humbjes 1-0 me Partizanin, në fushën e këtij të fundit, tekniku i kavajasve i ka komunikuar skuadrës dorëheqjen. Shkak për këtë vendim është bërë ecuria e keqe e skuadrës: tri humbje radhazi, me Vllazninë, Tiranën dhe Partizanin. Pas fërshëllimës finale të takimit, ai është futur në dhomat e zhveshjes, ku u takua me të gjithë lojtarët, duke i dhënë fund aventurës pas 18 javësh në këtë sezon të Kategorisë Superiore (Daja është emëruar më 16 shtator, duke zëvendësuar Iliaz Haxhiajn e larguar pas javës së tretë të kampionatit).
Në stadiumin "Selman Stërmasi" ka vendosur goli i realizuar nga korçari Marius Ngjela pak sekonda përpara mbylljes së pjesës së parë. Duhet theksuar se Besa nuk ka qenë asnjëherë dominuese në fushë, edhe pse Partizani ka luajtur për 25 minuta në inferioritet numerik, pas largimit me karton të kuq të Mallotës. Në minutat shtesë, edhe miqtë u detyruan ta mbyllnin takimin me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Bekim Kulit, i cili goditi më bërryl Capon. Paraqitja e dobët e skuadrës, por mbi të gjitha humbja me të kuqtë, që luftojnë për të mbijetuar, e detyruan trajnerin Ilir Daja të largohet. Ky është edhe dështimi i tij i parë në elitën e futbollit shqiptar, ku deri më tani mbante një rekord të veçantë: me dy skuadrat e vetme që kishte drejtuar përpara Besës, ishte shpallur dy herë kampion i Shqipërisë (me Elbasanin në sezonin 2005/‘06 dhe Dinamon në sezonin 2007/‘08). Por, aventura e tij në Kavajë nuk ka qenë po kaq e suksesshme. Në 18 ndeshje, Daja ka koleksionuar vetëm 7 fitore, 4 barazime dhe 7 humbje, me 17 gola të shënuar dhe 20 të pësuar.
Drejtuesi i stolit verdhezi bëhet trajneri i 13-të që largohet nga skuadrat e Kategorisë Superiore në 21 javë të zhvilluara në këtë sezon. I fundit që la punën përgjysmë në stolat e aktivitetit më të rëndësishëm në vend ishte Mirel Josa. Daja bëhet trajneri i katërt që largohet në vitin 2009, kur janë zhvilluar vetëm katër ndeshje (prej 31 janarit kur u luajtën takimet e javës së 18-të) pas rifillimit të kampionatit, i cili u ndërpre për fazën përgatitore të gjysmës së dytë të sezonit. Por, një tjetër fakt shumë interesant është se kavajasit bëhen skuadra e tretë që detyrohen të ndryshojnë drejtimin e stolit pas rezultatit negativ me Partizanin e drejtuar nga Shpëtim Duro. Më parë "viktima" ishin bërë kroatët Blazh Slishkoviç, i cili u largua nga Tirana pas barazimit 2-2 me të kuqtë (në javën e 14-të) dhe Zlavko Daliç, që dha dorëheqjen pas humbjes 1-0 në derbi. Për të kuqtë, kjo është fitorja e tretë në katër ndeshje të luajtura në 2009-ën dhe tashmë shanset për të qëndruar mes më të mirëve janë reale.