E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonja Ina Rama, prokuroria jote po del privat

Kemi paralajmëruar shumë herë mbi praktika politike dhe antiprofesionale të prokurorëve të Prokurorisë dhe të vetë zonjës Ina Rama. Kemi besuar se zonja Ina Rama - prej tyre - nuk do të kthente përgënjeshtrime, por do të kthente reagime praktike. Por sa më shumë kohë kalon, degradimi po vihet re, edhe më i rëndë. Veçanërisht, segementet e prokurorisë, të cilat janë të lidhura, konfidencialisht, apo si segmente delfini, pranë kryeprokurores, po i thellojnë praktikat korrupsioniste e antiligjore. Madje, këto ditë po shfaqet edhe një dukuri tjetër e veprimtarisë së prokurorisë; ajo po lidhet me veprat banditeske të gjyqësorit-bandit të ’97-s dhe të vatrave më kriminale të kësaj fushe. Është bërë legjendar emri i gjyqtares Pranvera Strakosha për akte të para ’97-s dhe të pas ’97-s. Një nga episodet e veprimtarisë së saj, që është një vjedhje e mirëfilltë prone, zhvillohet krejt nën mbrojtje të prokurorisë, këto ditë. Ja si është historia: ndërsa në Gjykatën e Lartë pritet të dalë vendimi - pro ose kundër - interesit të Strakoshës, në hipotekë është përparuar në shkallën që regjistrimi i pronës t’i bëhet kundërshtarit të Strakoshës. Duke e parë se situata ndërlikohet dhe nxjerr në shesh gjithë ciklin gjyqësoro-hajdut të Strakoshës, ndërhyn prokuroria, me shkresën me numër protokolli 872, më datë 19-2 2009, dhe i drejtohet zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme me një urdhër për kqyrjen e praktikës hipotekore të pasurisë me nr.2/131. Shkresa është firmosur nga drejtuesi i prokurorisë, Genti Xholi. Në të vërtetë termi “kqyrje” dhe “sekuestrim” në gjuhën e kësaj prokurorie nuk është fort i qartë, por gjithsesi, këta zotërinjtë nëpërmjet prokurores Suela Salavaçi, i kanë sekuestruar këto dokumente, thjesht nëpërmjet një kallzimi që është stisur midis datës 17 dhe 18 shkurt, pra brenda 24 orëve. Dhe pikërisht kallzimtarët dhe shkresa fsheh emrin e burrit të Strakoshës, A.Josifi, i cili, në bashkëpunim me gruan e organizon dhe vë në lëvizje private prokurorinë. Përse nuk është ky emër në shkesë, kur asnjëri nga emrat që aty janë vënë, të kallzimtarëve, nuk mund të vërë në lëvizje prokurorinë, sikur të qajnë gjthë ditën tek dera e Genti Xholit dhe Ina Ramës? Prokuroria bëhet kështu zëdhënëse e interesit të një njeriu që do të mbrojë pronën e vjedhur në rastin konkret, por sigurisht ajo mund të shpërblehet mjaft për bllokimin dhe ndikimin mbi trupat gjykuese.     Në qoftë se një gjyqtari mund t’i kritikosh qendrimin apo një trupi gjykues vendimin, e gjithë kjo është një lëvizje morale, por që të marrësh institucionin nëpërmjet burrit të avokates, të nxitësh prokurorinë dhe ta vësh në shërbim, për bllokime procedurale, me rreze goditëse mbi trupin gjykues, dhe të gjithë atë piramidë korrupsionistësh që e kanë sjellë këtë punë deri këtu, atëhere e gjithë kjo është të privatizosh institucionin dhe çdo qytetar e taksapagues nuk ndjehet më i mbrojtur nga prokuroria, por ndjehet i sulmuar prej saj.     Edhe Ina Rama, edhe Genti Xholi, e gjithë të tjerët, i kanë aty mundësitë ta zbërthejnë këtë shkresë, të mos mbrohen nga formaliteti i saj, por nga origjina dhe qëllimi i vërtetë, dhe do të kuptojnë, se ajo çka ne ngremë për ta, lidhet drejtpërsëdrejti me të qenurit ose jo, me ligjin. Dhe kur je në shkelje të tij, në ditët e sotme sakrifica nuk bëhet për hatër apo se je bazë e luftës, por bëhet për para, sepse është vjedhur një pronë, jo një dekoratë. Se kjo puna e dekoratave tani - veçanërisht prokuroria merr sa të dojë, kur të dojë e çfarë të dojë - por lidhur me këtë çështjen në fjalë, përveç përballjes me ligjin, mund të merret vetëm një dekoratë turpi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›