E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teknologji, Google me opsion të ri për kontrollin shtesë

KALIFORNI- Google ka prezantuar opsionin e ri eksperimental për kontroll shtesë të kërkimit nga shfrytëzuesit.

Me këtë opsion përkrah secilit rezultat që merrni pas vendosjes së fjalës kyç gjendet një buton për bllokim të të gjitha rezultateve nga faqja e caktuar e Internetit. Kjo u mundëson shfrytëzuesve që të bllokojnë përmbajtjet të cilat nuk u interesojnë për të filtruar akoma më shumë rezultatet.

Vetë Google pret përfitime nga ky opsion i ri, sepse do të mund të shfrytëzojë të dhënat për atë se kë e kanë bllokuar shfrytëzuesit në sistemin e tyre të rënditjes së rezultateve. Këtë opsion do të mund ta shfrytëzojnë përdoruesit e Chrome 9, Internet Explorer 8, Firefox 3.5 ose versionet më të reja të këtyre browser-ëve. 

(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›