Teknologji; Kompjuteri që “zëvendëson” kirurgët
Një kompjuter i ri që mundëson paraqitjen shumëdimensionale të trupit të njeriut shumë shpejt mund të përdoret nga mjekët për të parë nga brenda organizimin e pacientëve. Kjo pajisje e re është zhvilluar nga shkencëtarët pranë Universitetit të Kalgarit në Kanada. Ata thonë se pamjet e prodhuara nga ky kompjuter janë me një rezolucion 10 herë më të lartë sesa fotografitë e zakonshme. Profesori Paul Gordon thotë se nga kjo pajisje do të përfitojnë si studentët e mjekësisë edhe pacientët. Për shembull para një operacioni të vertebrës, nëpërmjet kësaj pajisjeje me pamje shumëdimensionale, mjeku është në gjendje të kryejë operimin në mënyrë virtuale dhe të shikojë efektet e mundshme, para se të kryejë operimin e vërtetë. Projektuesit e këtij kompjuteri me imazhe shumëdimensionale thonë se pajisja do t’u japë mjekëve një mënyrë të re për kuptimin dhe trajtimin e sëmundjeve.