Policia e Shtetit sekuestron asete me vlere 1 milion euro
Kosta Gjini, kishte shlyer 4.5 vitet e burgimit për trafik droge. Kishte ndryshuar edhe emrin, në Migert Tafa, me shpresën se do hidhte gjithçka pas.
Dhe ia ka dalë për gati 2 vjet që ndodhej në liri, deri mesditën e të mërkurës, kur skuadra e antikrimit financiar i ka sekuestruar hotelin, dhe gjithçka tjetër që dyshon se është vënë me të ardhura që vinin nga trafiqet e narkotikëve.
Oficerët e antikrimit financiar të Tiranës, kanë nisur procedimin penal dhe për burimin e dyshimtë të të ardhurave kanë bindur edhe prokurorët e Task Forcë të Prokuorisë, për sekuestron preventive.
Të ardhurat sipas policisë dyshohet të jenë pikërisht në periudhën para janarit të vitit 2009, kur Kosta Gjini, u arrestua për tentativën e trafikimit me autobusët e linjës Tiranë-Athinë, të 12 kilogramëve marijuanë që u kapën në pikën kufitare të Kapshticës.