Vazhdon te jete e rende situata ne zonat e permbytura te Nenshkodres

Per shkak te vazhdimit te rreshjeve situata ne zonat e permbytura te Nenshkodres vazhdon te jete e rende dhe e pasigurte per banoret.
Ne komunen e Dajcit mes demeve te shumta jane edhe carjet e dy argjinaturave asaj te fshatit Darragjat dhe fshatit Dajc te cilat vazhdojne te mbajne te permbytura rreth 3 mije hektare toke bujqesore dhe disa qindra banesa ne kete komune. Ndaj sipas gjeneral Vladimir Qiriazit nje numer i madh forcash te armatosura dhe mjete te ushtrise jane perqendruar sot ne riparimin e argjinatures se Darragjatit.
Aktualisht ndodhemi ne Samrishtin e vjeter ne nje pjese te care te argjinatures se ketij fshati dhe sic e shikoni pjesa me e madhe e forcave te armatosure jane perqendruar ne kete pike qe eshte edhe nje nder pikat me kritike per momentin. Nga mbydhja e kesaj hapesire te care te argjinaturestani ne pretendojme te nderpresim futjen e ujit ne brendesi te fshatit Samrish. Kemi perqendruar me shume se 60 forca por edhe mjete qe jane te angazhuara ne transportimin e reres ne mbushje thasesh perdorimin e mjeteve te ndryshme xhenjere.
Per kryetarin e Komunes se Dajcit Arben Gjuraj krahas vazhdimit te operacioneve humanitare paresore mbetet mbydhja e carjes se argjinatures se demtuar.
Kryetari i komunes se Dajcit thote se permbytjet e javeve te fundit ishin me te medha se ato te fillimvitit. Sipas tij ne komunen e Dajcit jane permbytur me shume se 3 mije hektare toke bujqesore 1500 banesa dhe 600 biznese apo njesi private nderkohe qe regjistrohen demtime te medha ne blegtori.