E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionët e botës dhe trajneri “i vetëpushuar”

Morati: Nuk flas për Benitezin. Materaci: Kam festuar në dhomat e zhveshjes

Po tani ç’do të ndodhë tek Interi? Kjo është pyetja që shumë interistë i bënë dje vetes. Skuadra zikaltër, edhe pse dy ditë më parë hipi në çatinë e botës (mundi Mazemben në Kupën e Botës për Klube), nuk po kalon momente të mira pas deklaratave të trajnerit Rafa Benitez (në dhomat e zhveshjes shfreu tërë mllefin që kishte me shoqërinë për mosmbështetje).

Ovacione për Rafën

Dje në mëngjes, rreth 100 tifozë zikaltër, edhe pse kushtet atmosferike ishin me të vërtetë të vështira, shkuan në Malpensa për të pritur kampionët e botës (mbërritën me një orë me vonesë, në 6:30). Më pas, nga pista e deri tek parkingu i aeroportit më të madh në Milano lojtarët u shoqëruan me autobus, ndërkohë që tifozët i bënë thirrje trajnerit të Interit që të rezistonte: “Qëndro me ne Rafa, qëndro”.

Reagimi i Moratit

dërsa presidenti i Interit, Masimo Morati, i pyetur nëse deklaratat e Benitezit u kishin prishur festën zikaltërve u përgjigj: “Jo, për momentin jo. Mendoj se ishin fjalë pa vend, megjithatë them se për momentin interistët janë të gëzuar”. Më tej, numri një zikaltër vazhdoi: “Tani për tani nuk dua të flas për Benitezin. Për sa i përket fitores në Abu Dabi ju tregoj se nuk ishte një ëndërr. Ne e dinim shumë mirë se merrnim pjesë në një kompeticion ku mund të triumfonim. Mendoj se takimet u përgatitën shumë mirë. Gjithsesi, i rëndësishëm është fakti se ne fituam. Kemi festuar në stadiumin e Abu Dabit, por mendoj se do të organizojmë ndonjë festë edhe këtu, në janar, për tifozët tanë”.

Materaci dhe festa private

dhe Marko Materaci “e shkarkoi” dje Benitezin. Teksa mbërriti së bashku me ekipin në Malpensa, mbrojtësi zikaltër komentoi kështu fjalët e Benitezit. “Nuk i kam dëgjuar, - tha Materaci, - por Interi vjen para gjithçkaje. Them se çdo lloj vendimi që do të marrë shoqëria, do të jetë i drejtë, pasi po e merr një kryesi që na dërguar në majë të botës”. Më pas, numri 23 i Interit, i pyetur se përse nuk festoi në fushë më të tijtë, u përgjigj: “Një gjë është e sigurt, unë kam festuar në dhomat e zhveshjes. Shumë shpejt do t’i hedh fotot në sajtin tim”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›