E Diel, 1 Nëntor 2026

Tekste shkollore falas për fëmijët në nevojë ekonomike

Fëmijët në nevojë ekonomike do të marrin tekstet shkollore falas pas vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave. Në këtë vendim parashikohet që fëmijët të cilët vijnë nga familjet në ndihmë ekonomike dhe ata fëmijë që janë me aftësi të kufizuara, do të marrin libra falas. Duke përgëzuar Ministrinë e Arsimit për këtë propozim, Kryeministri u shpreh se ky ka qenë një premtim elektoral konsensual, si nga pozita, ashtu edha nga opozita. “Këtë shqiptarëve ua premtoi si pozita, ashtu edhe opozita dhe unë kam shumë kënaqësi ta shndërroj në realitet, sepse të mirat ndahen dhe ne një vendim të mirë po e ndajmë së bashku me opozitën, ndaj dhe përgëzoj Ministrinë e Arsimit që ka sjellë këtë vendim shumë të rëndësishëm”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›