Gjyqi ERE-CEZ
Shtyhet
I parashikuar të ndodhte dje në orën 14.00, procesi gjyqësor mes Entit Rregullator të Energjisë (ERE) dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, përmes CEZ-it, është shtyrë për herën tjetër. Shkaqet nuk mësohen ende, pasi të dyja palët nuk pranuan të prononcohen. Objekti i gjyqit ishte miratimi i tarifave të reja të energjisë elektrike për vitin 2010, si edhe disa vendime të ERE-s, që CEZ-i i konsideron të padrejta.
#