La Bande del Sole me Tony Esposito zbret nesër në skenën shqiptare
Me rastin e stinës së madhe të aktiviteteve Italia dhe Shqipëria 2010: dy Popuj, një Det, një Miqësi, Tony Esposito, bateristi më i madh italian do të japë një koncert me Bandën e Diellit nesër pranë Teatrit të Operës dhe Baletit. Prej kohësh është përfolur koncerti i tij dhe tashmë ai po realizohet në Tiranë. La Bande del Sole dhe Toni Esposito do të jenë pranë publikut shqiptar
me një shfaqje, që pretendohet se do të ketë repertorin më të mirë të autorit ndër vite. Tony Esposito, që është një muzikant dhe kantautor i njohur italian, është i vlerësuar edhe si një ndër bateristët më të mëdhenj të vendit të tij. Bateristi italian do të jetë në skenë bashkë me grupin e tij La Banda del Sole, në kuadër të veprimtarive të stinës së madhe të aktiviteteve të pranverës italiane në vendin tonë, e cila ka sjellë dhe veprimtari të tjera artistike. Esposito është një muzikant i muzikës jazz dhe rock, për të cilin pretendohet se ka ditur të harmonizojnë kulturën e tij mesdhetare me atë afrikane. Me aktivitetin e tij, Esposito i ka çuar instrumentet e tij të preferuar të baterisë në nivele të larta muzikore dhe konsiderohet si pikë referimi për ata muzikantë që luajnë ose duan ti afrohen studimit të këtyre instrumenteve, duke shpikur instrumente të veçantë si Tamborder, tingulli i të cilit ka kontribuar në mënyrë thelbësore në suksesin e madh të këngës famshme Kalimba de Luna. Ky Koncert i organizuar në vendin tonë mbështetet dhe nga Instituti Italian i Kulturës. Tony Esposito ka qenë muzikanti i parë italian që ka ditur të përziejë, me eksperiencat jazz/rock, kulturën e tij mesdhetare dhe atë afrikane. Kjo ndodhte në vitet 1976 me RossoNapoletano, Processione sul mare, La Banda del Sole etj, ku në kërkim të ritmit dhe të tingullit afronte dhe përdorimin e instrumenteve të perkursionit të Karaibeve, të Afrikës, të Amerikës së Jugut, shumë shpesh të panjohura, ose të veçanta; disqe baterie që më vone u quajtën World Music e New Age. Tony Esposito ka qenë i pari në Itali, që rekuperoi objektet e përdorimit të përditshëm, si llamarinat, bidonat e metalit, tenxheret dhe tasat e makinës, duke i trasformuar në instrumente të veçanta muzikore. Njihet si iniciatori, nga ato grupe që sot e kanë kthyer këtë eksperimentim si një aktivitet të suksesshëm. Orchestra Millennium Drums, e përbërë nga më tepër se 50 bateristë, përdor instrumente tradicionale të shpikura, duke fituar një sukses të madh në ekzibicionet e tyre në hapësira të mëdha si stadiume ose kampe sportive. Përveç aktivitetit të tij diskografik, Tony ka dhënë kontributin e tij nësound ritmico, të artistëve të famshëm italianë si: Edoardo Bennato, Lucio Dalla, Francesco De Gregori, Gino Paoli, Roberto Vecchioni, Francesco Guccini, Eugenio Bennato e Pino Daniele. Disa artistë ndërkombëtare që kanë bashkëpunuar me Tony janë: Don Cherry, Paul Bukmaster, Don Moye, Gato Barbieri, Eumir Deodato, Brian Auger, Gilberto Gill, Eddie Blakëell, Billy Cobham, Moncada, Gema Quatro, NanàVasconcellos e shumë të tjerë. Të shumta janë çmimet e marra gjatë karrierës së tij: 1977 Premio Critica Italiana del Musica-1978, Ospite Jazz Montreux Festival (con perigeo)-1980, Ospite Jazz Montreux Festival (Tony Esposito Group)-1982, 1°Hit singolo "Pagaia" dhe sigla e emisionit "Domenica In"-1985, Vincitore Disco per lestate con "Kalimba de Luna"-1985 Premio critica discografica me "Kalimba de Luna" pervec 5 Milion kopjeve në botë e Disco d'oro in Venezuela/Benelux-1986 Vincitore Disco per lestate con As tu As Tony Esposito ka qenë në vendet e para në të gjithë Evropën me "Papa Chico-1989 Nastro d'Argento për kolonën zanore të filmit Un complicato intrigo di vicoli e delitti i Lina Wertmuller-1992 Sigla delle Colombiadi Columbus Game-1997. Tony Esposito i vetmi italian që merr pjesë në Festival della gioventù all'Avana Cubagusht 1997-1992, po ashtu i vetmi italian që merr pjesë në Rock in Rio në Rio De Janeiro së bashku me Gilberto Gil-1998 etj. Viaggio Tribale, puna e tij e fundit diskografike, erdhi në dritë pas një rruge të gjatë në vendet e Detit Mesdhe. Por mbi të gjitha është në meloditë bashkëkohore të Franco Battiato, në këngën rock metropolitan të Edoardo Bennato, në jazz-sound të kontrabasistit Wayne Dockery etj.
Nga Julia Vrapi
Last Updated on E Marte, 13 Prill 2010 19:46