Tekstet jashtëshkollore, ngrihet Bordi 2 për "shkencat sociale"
Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe atyre të mesme literaturën e tyre të detyruar jashtëshkollore do ta pasurojnë me tituj të rinj të librave historikë, filozofikë, sociologjikë dhe psikologjikë. Përzgjedhja e tyre, ashtu si edhe për librat artistikë, do të bëhet përmes një bordi të veçantë të sapongritur nga ana e Ministrisë së Arsimit. Kjo strukturë e posaçme quhet Bordi i Rekomandimit të Literaturës së Mendimit Historik, Filozofik, Sociologjik dhe Psikologjik, ose ndryshe BORELHIS. Anëtarë të tij janë emra të njohur profesorësh dhe akademikësh si: Ferit Duka, studiues i historisë, Adem Tamo, pedagog i Psikologjisë, Gjergj Sinani, pedagog i Filozofisë, Liman Varoshi, pedagog i Historisë, Aurel Plasari, studiues, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, Ndriçim Mehmeti, përgjegjës i sektorit të arsimit të mesëm në MASH, Luan Malltezi, studiues në Qendrën e Studimeve Albanologjike.
Sipas qëndrimit zyrtar të MASH-it, anëtarët e këtij bordi do të shqyrtojnë kërkesat e botuesve që ofrojnë literaturë në fushën e mendimit historik, filozofik, psikologjisë, sociologjisë. Më pas ata do të miratojnë tekstet që plotësojnë kriteret dhe pikësynimet e shkollës shqiptare për vlerat njohëse dhe edukative, në ndihmë të procesit mësimor dhe veprimtarive ekstrakurrikulare brenda dhe jashtë shkollës.
"Përzgjedhja përfundimtare e librave, sipas titujve të listës së BORELHIS, do të bëhet në çdo shkollë nga komisioni lëndor, në përbërje të të cilit janë të gjithë mësuesit e historisë për shkollat 9-vjeçare dhe mësuesit e historisë, sociologjisë, psikologjisë dhe të filozofisë për shkollat e mesme", theksohet në qëndrimin e Ministrisë së Arsimit. Kjo është struktura e dytë që krijon Ministria e Arsimit për përzgjedhjen e teksteve jashtëshkollore. I pari ishte Bordi i Rekomandimit të Literaturës Artistike ose BORELASP. Ngritja e këtyre bordeve, sqaron MASH-i, lidhet me disiplinimin e futjes së librave jashtë programit në shkolla. Ato kanë për qëllim edhe të këshillojnë nxënësit e mësuesit e arsimit parauniversitar se çfarë të lexojnë në orët e lira, por edhe si literaturë shtesë në ndihmë të temave të programit zyrtar. Kjo, pasi "jo rrallë në shkolla shpërndaheshin libra jashtë klase pa nivel e cilësi dhe nganjëherë joedukativë". Bordet pranojnë për shqyrtim, botime të ofruara vetëm nga shtëpi dhe ente botuese. Çdo botim që do të paraqitet në Borde duhet të jetë në tri kopje dhe të shoqërohet me shkresën përcjellëse ku të jepen kriteret, në bazë të të cilave shtëpitë dhe entet botuese kanë bërë përzgjedhjen. "Bordi nuk merr në shqyrtim botimet që nuk respektojnë të drejtën e autorit dhe që rezultojnë me probleme redaktoriale apo drejtshkrimore", shpjegohet më tej që në qëndrimin zyrtar të MASH-it. A. Rr.
Anëtarët e Bordit BORELHIS
Ferit Duka, studiues i historisë, Instituti i Historisë
Adem Tamo, pedagog i Psikologjisë, UT
Gjergj Sinani, pedagog i Filozofisë, UT
Liman Varoshi, pedagog i Historisë, Universiteti i Elbasanit
Aurel Plasari, studiues, drejtor i Bibliotekës Kombëtare
Ndriçim Mehmeti, përgjegjës i sektorit të arsimit të mesëm
Luan Malltezi, studiues, Qendra e Studimeve Albanologjike