Gërdeci shpërtheu nga raketat
Shpërthimi i ndodhur në Gërdec duket se ka një tjetër shkak. Një ngarkesë të padeklaruar në marrëveshjen e kontraktuar zyrtarisht me Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas kontratës së dytë, të lidhur me kompaninë amerikane, aty duhet të shkarkoheshin vetëm predha të kalibrave të ndryshëm. Duke vlerësuar shpërthimin në formën e një kërpudhe gjigante, ngjyrën e saj të zezë, valën e fuqishme goditëse me një rreze prej disa kilometrash, si dhe gropën e kraterit dyshohet për prezencë të raketave. Ndërkohë që një shpërthim kaq i fuqishëm, mund të shkaktohej edhe me telekomandë nga përqendrimi i madh i tritolit. Aleksandër Mihali, specialist i xhenios, me gradën major xhenier, pohon se një shpërthim i tillë si ai i Gërdecit nuk mund të shkaktohej nga predhat. Ai sqaron se shpërthimi i predhave dhe i djegoreve bëhet në formë luleje dhe jo si kërpudhë. Një tjetër argument që përmend ish-efektivi i Ministrisë së Mbrojtjes, Mihali, është edhe fakti se ka shumë pak mundësi që të ndodhë një shpërthim i vetëm dhe kaq i fuqishëm nga plasjet e njëpasnjëshme të predhave, apo detonimeve në distancë. Ai shton se ka pak gjasa të ndodhë që mbi vendin ku municionet janë stivuar të rastisi të godasin dy predha të tjera që e provokojnë plasjen. "Shpërthime me forma dhe fuqi të tillë mund të shkaktohen vetëm nga goditja e raketave, ose kur bashkohen në shpërthim djegoret me tritolin e shkrirë dhe barutin", shprehet major Aleksandër Mihali.
Sipas tij, gabimi i parë në këtë fabrikë të çmontimit të municionit ka filluar që me mungesën e një plan-organizimi të sheshit. Puna për çmontimin e municioneve në këtë poligon ka qenë krejtësisht jashtë çdo rregulli të sigurisë teknike, gjë që i ka paraprirë katastrofës. Specialisti i xhenios sqaron se të gjitha pjesët e municioneve të çmontuara në këtë fabrikë, duke qenë të vendosura afër njëra-tjetrës, pasi ka ndodhur shpërthimi i parë, nga nxehtësia ka marrë flakë edhe tritoli. "Me ndezjen e barutit dhe tritolit, nxehtësia kalon te djegoret dhe ato nuk durojnë më shumë se 3 mijë gradë, pasi shpërthejnë", rindërton ai situatën. Ndërkohë që një tjetër mundësi e parë me syrin e specialistit që i njeh mirë municionet dhe llojet e shpërthimit të secilit prej tyre lidhet me faktin se shpërthimi mund të ketë qenë i përllogaritur. "Shpërthimi i atjeshëm ka qenë i tillë që të lë të kuptosh që ka pasur një ngarkesë të përqendruar gati si e komanduar për t‘u shpërthyer".
Prezenca e municioneve të padeklaruara apo e sasisë së tyre të depozituar jashtë çdo rregulli teknik mund të përllogaritet nga specialistët e ushtrisë. "Ekspertët duhet të bëjnë llogaritë dhe të përcaktojnë sasinë dhe llojet e municioneve sipas gropës së kraterit, e cila ka qenë më shumë se sa 20 metra. Po kështu duhet llogaritur edhe vala goditëse që ka qenë mjaft e fuqishme. Duhen përdorur edhe filmimet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht në Gërdec", shton më tej Aleksandër Mihali. Ai pohon se po të ishin angazhuar specialistët që kanë studiuar posaçërisht për municionet dhe çmontimin e tyre, që aktualisht janë të papunë, një tragjedi e tillë nuk do të kishte ndodhur. Por mungesa e specialistëve në këtë punë për njohësin e municioneve është jo e paqëllimtë, por duket se lidhet me idenë për të krijuar një rreth të mbyllur, nga ku nuk del informacion për atë që ndodh realisht. Një ushtarak karriere e di fort mirë gjithashtu, se për çmontimin e predhave të kalibrave nga 50 deri në 152 mm, duhet licencë e posaçme, gjë që nuk është respektuar, ashtu si edhe proceset e tjera të punës.