Vritet me tre plumba në kokë mjeku i spitalit të Durrësit, Fatmir Thaçi
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në spitalin e Durrësit. Mjeku radiolog, Fatmir Thaçi është qëlluar me pistoletë me tre plumba në kokë nga shtetasi Halil Lloja. Autori është dorëzuar në polici. Mësohet se xhelozia është bërë shkak i këtij krimi.
Fatmir Thaçi, mjek i spitalit të Durrësit është qëlluar në vendin e punës së tij në pavionin e radiologjisë. Personi i armatosur ka hyrë në spital dhe i është drejtuar mjekut 45 vjeçar, duke e qëlluar për vdekje. Ngjarja ka tmerruar personelin dhe pacientët që gjendeshin aty. Ata kanë tentuar ti japin ndihmë të plagosurit. Nderkohë atentatori, ka lëshuar armën në tokë dhe ka dalë nga godina e spitalit. Ai është dorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit qe gjendet afro 200 metra larg spitalit.
Mësohet, nga burimet, se gruaja e autorit, që punonte infermiere në këtë spital është vetëhelmuar dy muaj më parë në rrethana ende të dyshimta. Ndërkohë, burimet policore thotë se pista e hetimit për infermieren e helmuar ka qenë ajo e shtyrjes drejt vetëflijimit nga bashkëshorti i saj. Mësohet se ai ka qenë mjaft xhelozë dhe dyshonte për lidhje jashtëmartesore të bashkëshortes së tij me mjekun radiolog. Sot, 2 muaj nga vdekja e të shoqes ai ka shkuar në spital dhe ka vrarë personin me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja. Gjithçka pritet të sqarohet pas marrjes në pyetje të autorit të ngjarjes i cili është tashmë i arrestuar.
Forca të shumta policie kanë rrethuar spitalin e Durrësit. Vrasja e mjekut ka terrorizuar personelin, por të frikësuar janë edhe pacientët që tentojnë të dalin nga spitali. Ekspertiza po mbledh provat në vendin e ngjarjes. Ndërkohe janë lajmëruar edhe falimjarët e mjekut që mbeti viktimë e një agresori që e qëlloi për motive ende të dyshimta.
Lajmi i datës 8 korrik 2009: Vetëhelmohet infermierja e spitalit të Durrësit
Dje në mesidtë është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit shtetasja Liljana L. lindur dhe banuese në Durrës, pasi kishte konsumuar lëndë helmuese. Nëna e dy fëmijëve ka marrë ndihmën e parë nga kolegët e saj më pas është dërguar në spitalin ushtarak në gjendje shumë të rëndë ku edhe ka humbur jetën sot në orët e para të mëngjesit. Liljana punonte si infermiere në spitalin e qytetit të Durresit. Nga deklarimet e dhena paraprakisht mendohet se ajo ka konsumuar një sasi helmi qe perdoret per ngordhjen e mijve, ndërsa nuk thuhen arsyet e kësaj vetëvrasjeje.