Drini “pushtet” mbi Shkodër, bllokohet rruga kryesore
hektarëve tokë dhe rreth 2 mijë shtëpive nën ujë, Shkodrës i mungon edhe lidhja me pjesën tjetër të vendit.Rruga kryesore nacionale që e lidh këtë qytet me Tiranën vazhdon të jetë e bllokuar që prej ditës së djeshme. Pikërisht tek kthesa Harku i Berdicës, sasia e ujit mbi rrugë është rreth një metër, çka nuk lejon kalimin e automjeteve të vogla. Në këtë aks, kalojnë vetëm mjetet e ushtrisë dhe makinat e mëdha. Policia dhe mjetet e ushtrisë kanë vënë postbllok në këtë aks edhe sot në mëngjes. Edhe pjesa tjetër e fshatrave të përmbytur vazhdon të jenë në të njëjtën situatë. Mëngjesi i kësaj të premteje, nuk ka sjellë asgjë të re për banorët, ndërsa ujërat kanë shndërruar fusha të tëra në moçale. Atje, lëvizin edhe dallgë, duke i ngjasuar një liqeni të madh. Ndërkohë që reshjet vazhdojnë të bien, situata nuk është aspak premtuese për ditët në vijim.