Telefon mobil 3D nga Sharp

Përveç ekranit tredimensional, telefoni mobil 3D Sharp do të duhej të ketë edhe kamerën, e cila mund të bëjë fotografi 3D. Sharp deri në fund të këtij viti ka ndërmend të futet ndjeshëm në tregun e telefonave të mençur, njofton Reuters. Për dallim nga praktika e deritashme e kësaj kompanie për t’u paraqitur kryesisht në tregu japonez, me këtë model Sharp planifikon të futet në tregun ndërkombëtar dhe të bëhet konkurrencë e kompanive si Apple dhe HTC.
Për vetë aparatin tani për tani nuk ka aq shumë informata ose foto përveç një detaji interesant – ky telefon do të duhej të ketë ekran 3D, i cili e paraqet fotografinë tredimensionale pa pasur nevojë për syze të posaçme. Zgjidhje të ngjashme Sharp tashmë i ka ofruar Nintendos për konzolën e ardhshme 3DS, kurse si do të duket në botën e telefonave mobilë mbetet të shihet pas disa muajsh.