Gjysma e orarit të punës, në Facebook e Twiter

Sipas një hulumtimi të ri, shumë njerëz kalojnë kohë të gjatë në faqet e rrjeteve shoqërore si Facebook dhe Twitter madje këtë e bëjnë gjatë orarit të punës, duke ndikuar në nivelin e produktivitetit të kompanive.
Një studim i bërë nga MyJobGroup.co.uk, me 1 000 punëtorë, 1 në çdo 20 persona ka pranuar se kalon më shumë se një orë në ditë në sajte shoqërore derisa është në zyrë. Kompanitë janë paralajmëruar që rrezikojnë të humbin produktivitet të vlefshëm nëse nuk e monitorojnë përdorimin e faqeve të rrjetit shoqëror gjatë orarit të punës.
Lee Fayer, drejtori menaxhues i MyJobGroup.co.uk thotë se “rezultatet tregojnë qartë se punëtorët e Britanisë së Madhe janë duke kaluar gjithnjë e më shumë kohë në rrjete shoqërore derisa janë në punë, çka do të mund të shkaktojë kthesa negative në produktivitetin e shumë kompanive në vend”.
“Njerëzit që kalojnë më shumë se një orë në ditë gjatë orarit të punës në gjëra si Facebook ose Twitter janë duke penguar seriozisht përpjekjet e kompanive që të rrisin produktivitetin, çka është më e rëndësishme se kurrë, duke pasur parasysh gjendjen delikate të ekonomisë në shtetin tonë”, përfundoi Fayer.