E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci, Withers: Qeveria fshehu të vërtetën, nuk garantoi drejtësi

Wahington- Ish- ambasadori amerikan në Shqipëri, John Withers, ka deklaruar se qeveria shqiptare ka fshehur të vërtetën për Gërdecin, pasi sipas tij ajo sundon dhe nuk qeveris vendin.

Në një intervistë të dhënë për revistën JAVA, ai shprehet se tragjedia e Gërdecit ishte një ngjarje tragjike dhe personat përgjegjës duhet të dënoheshin, ndërsa qeveria ndihmoi për të mos i nxjerrë ata fajtorë.

Reagimi i qeverisë ndaj tragjedisë së Gërdecit mbetet një prej dështimeve të saj më të mëdha. Është një përgjegjësi themelore e qeverisë që të garantojë që drejtësia të vihet ne vend dhe që viktimat e kësaj bëme të tmerrshme të shohin, që përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të japin llogari për veprimet e tyre. Por, qeveria shqiptare jo vetëm që ka neglizhuar zbardhjen e të vërtetës së Gërdecit, por në fakt, ka ushtruar në maksimum pushtetin e saj, për të mos lejuar që e vërteta të dalë në shesh, – është shprehur Withers.

Gjithashtu ish- ambasadori deklaron se është skandali më i madh që gjykata nuk dha asnjë dënim për veprën penale të vrasjes, edhe pse humbën jetën 26 persona.

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës janë ngritur pikëpyetje të tjera. Askush nuk e ka mbrojtur më fuqimisht sesa unë pavarësinë e gjyqësorit shqiptar. Por edhe për ata që besojnë fort në autonominë e gjykatave, këto vendime janë të çuditshme, e madje zhgënjyese. Rast pas rasti, gjykata dha vendime për dhunimin e rregullave të sigurisë në punë dhe shkatërrimin e pronës për shkak të neglizhencës. Por si ka mundësi që ajo iu shmang me kaq përpikmëri elementit kyç, faktit qendror të tragjedisë së Gërdecit: që 26 njerëz të pafajshëm u vranë nga ato shpërthime dhe që dikush është përgjegjës për ato jetë?, – vijoi Ëithers.

Më tej diplomati amerikan ka dhënë disa sugjerime se çfarë duhet të ndryshojë në politikën shqiptare.

Shkrime të tjera me interes:

  1. “Gërdeci”, banorët ripadisin Mediun, Delijorgjin, Pinarin dhe Minxhollin Tiranë- Të plagosurit e tragjedisë së Gërdecit kanë paditur sërish...
  2. 1 vit nga vdekja e Nikës, Arvizu letër familjarëve: Pa të vërtetën s’ka drejtësi Tiranë- Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu i ka...
  3. Gjykata shtyn vendimin: ‘Gërdeci’, çështje shumë komplekse Tiranë- Vendimi për çështjen ‘Gërdeci’ është shtyrë nga Gjykata e...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›