E Diel, 1 Nëntor 2026

Telefonata e fundit me kunatin-vrases

Roland Havalaja eshte personi i fundit qe ka folur ne telefon me Dan Hutren. Ai dyshon se kunati ishte ende ne Shqiperi kur ka dhene lajmin e vrasjes se motres dhe me pas ka kaluar kufirin. "Raportet me Danin kane qene normale"-tregon Rolandi qe ende nuk arrin te gjeje nje shpjegim per gjemen qe ka rene ne familjen e tij
Cfare te tha Dani ne telefon?
Sapo mori nenen dhe ajo kishte vene kujen formova per here te fundit numrin e dhenderit. Ai e hapi menjehere dhe me nje ton te forte me pyeti se pse nuk jeni nisur te merrni Dafinen, pasi e kam vrare. Une nuk i besoja vesheve por kujtoj se e kam pyetur pse e bere kete pune. "Desha"- me tha dhe me mbylli celuarin.
Kur te mori ne celular ku ishte, sipas tij?
Jam i sigurte qe ishte ne Shqpieri pasi e tregonte prefiksi i tij. Pra ishte me numrin qe ka pasur gjithnje. Por ai me tha se e kam vrare Dafinen dhe se ishte ne Korce dhe po nisej per ne Greqi. Pas kesaj nuk kam komunikuar me me te, vetem se numrin me te cilin komunikova me dhendrin, ja dhashe policise.
Nga sa ju keni komunikuar apo qendruar me te, si ka qene komunikimi dhe a kishit konstatuar ndonje problem?
Ai vinte shpesh ne familjne tone dhe ishte mjaft i komunikueshem. Madje ka qendruar me raste edhe per darke. Por e keqja eshte se edhe motra jone nuk na kishte thene se kishte ndonje problem me te. Madje ata ishin ndare nga familja prinderore dhe kishin zgjedhur te banonin ne nje banese me qera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›