PR: Pragu elektoral, mund te shkoje deri te 3 perqindeshi
Republikanet jane te mendimit se pragu elektoral per futjen e partive ne Kuvend nuk duhet ta kaloje 3 perqindeshin. Ne nje prononcim per mediat, kreu i Grupit parlamentar te PR-se, Arian Madhi, theksoi se ky prag do ishte shume i pershtatshem sepse perfaqeson rreth 15-20 per qind te elektoratit ne vend. Sipas Madhit, pragu elektoral nuk duhet kthyer si ne tregun e fruta-perimeve, ku cmimi i mallit ulet e ngrihet. "Nese politika eshte e bindur se ka arritur nje maturi te dukshme sa te perjashtojme nje numer partish, qe jane te rendit 2,5 apo 3 per qind dhe qe perafersisht zene 15-20 per qind te elektoratit, kjo do te ishte nje arritje e gjetur dhe e mire ne stadin ku gjendet politika shqiptare", deklaroi Madhi, ne lidhje me qendrimin e PR-se, per pragun elektoral. Nga ana tjeter, Arian Madhi u shpreh i gatshem per te negociuar me te gjitha partite politike ne lidhje me reformen zgjedhore. Por, sipas tij, partite nuk mund te vijne ne nje tryeze te perbashket me qendrime te paracaktuara, por ne baze te bisedimeve duhet te vendosen edhe elementet e kesaj reforme. Nga ana tjeter, Madhi theksoi se PR mbeshteste modelin gjerman te sistemit zgjedhor, i cili eshte nje sistemi proporcional, por i korrektuar bashke me sistemin mazhoritar.
F.M