E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami: Reforma zgjedhore, propozimet tashme ne OSBE

Ekspertet e OSBE/ODIHR-it do te jene ata qe do te nderhyjne serish per te zhbllokuar komisionin e reformes zgjedhore, qe ka ngecur te perzgjedhja e sistemit zgjedhor. Perplasjet mes partive politike per sistemin bene qe amendamentet t'i rimarrin ne dore ekspertet per te gjetur variantin me te pershtatshem per te gjetur nje te mesme te kenaqshme mes dy partive te medha PD-PS dhe partive te vogla. Bashkekryetari i komisionit per reformen, Kastriot Islami, u shpreh per gazeten se propozimet qe partite e vogla kane bere per sistemin zgjedhor i jane dorezuar eksperteve dhe ato do te japin mendimin e tyre. Aktualisht partite e vogla parlamentare te gjitha se bashku jane pro sistemit zgjedhor, sipas modelit gjerman. Por pa lejuar rritjen e pragut elektoral qe per partite eshte 2,5 per qind e votave qe kane marre ne zgjedhje. Nderkohe qe dy partite e medha u shprehen pro sistemit zgjedhor sipas modelit spanjoll, duke mos perjashtuar dhe ndonje rritje te vogel te pragut elektoral. Te pakten deri ne 3 per qind. Tashme do te jene ekspertet e OSBE qe do te japin qendrimin e tyre mbi sistemin zgjedhor qe i shkon me shume per shtat Shqiperise, ne menyre qe me ne fund edhe ketu te zhvillohen zgjedhje te lira e te ndershme.
R.R

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›