E Diel, 1 Nëntor 2026

Politika, pro denimit te familjevrasesve

Rozeta Rapushi
Te gjitha partite politike jane te gatshme te mbeshtesin ndryshimin e Kodit Penal per te denuar me burgim te perjetshem te gjitha ata qe kryejne krim ne familje.
Nje nga nje si kreret e forcave te djathta, ashtu edhe te majta, i thane po dje propozimit te Kryeministrit Sali Berisha per ashpersimin e denimit ndaj autoreve te ketyre krimeve te shtuara shume muajt e fundit. Nenkryetari i PSD, Engjell Bejtaj, u shpreh se forca politike ku ai ben pjese perkrah nismen ligjore per ndryshimin e Kodit Penal si dhe nje pakete te tere masash per parandalimin e krimit ne familje. E gatshme per bashkepunim ne kete fushe u shpreh dhe Levizja Socialiste per Integrim. Sabit Brokaj e konsideroi te drejte vendimin per ndryshimin e Kodit Penal. "Vendimin per te amenduar Kodin Penal per te forcuar ne kete rast ndeshkimin, une e konsideroj te drejte, por jo te mjaftueshem. Problemi eshte me kompleks se kaq", tha Brokaj, duke kerkuar zgjerim te metejshem dhe marrjen edhe te masave te tjera. Po keshtu edhe Partia Republikane vleresoi propozimin qe denime me te renda te parashikohen per te gjithe ata qe kryejne krime ne familje. Kryetari i grupit, Arian Madhi, u shpreh se nje mase e tille do t'i paraprije situates se rritjes se kriminalitetit ne vend. "Nuk duhet te kete asnje arsyetim, i cili do te mund te pengonte rritjen e sanksioneve, si nje mase qe ka dhene dhe jep efektivitet ne drejtim te luftes kunder krimit dhe sidomos atij ne familje, i cili po behet gangrene e shoqerise sone", u shpreh Madhi. Nga ana tjeter edhe Neritan Ceka mbeshteti ndryshimet ligjore. Ceka tha se ndryshimi i Kodit Penal nuk eshte nderhyrja e vetme qe mund te behet. Sipas tij, e nevojshme eshte qe te nderhyje me shume dhe ne menyre me te zgjuar policia dhe sherbimet sekrete, qe te mbledhin informacione mbi shkaqet e krimeve. Edhe kreu i Partise Bashkimi Liberal Demokrat, Arjan Starova, dha mbeshtetjen e tij. Shume shpejt ne Kuvend do te dorezohen nga Ministria e Drejtesise amendamentet per ndryshimin e Kodit Penal me synim dhenien e denimit maksimal, burgim te perjetshem, per ata qe kryejne krime ne familje. Propozimet ndonese kerkojne 84 vota per t'u miratuar, nuk do te kene probleme, per sa kohe qe te gjitha forcat politike jane te gatshme te mbeshtesin ndryshimet.
Mbeshtetja
E tere politika eshte e bashkuar kur behet fjale per ndeshkimin e te gjithe personave qe kryejne krime brenda familjes. Kreret e te gjitha forcave politike si te majta ashtu edhe te djathta mbeshteten dje idene e Kryeministrit per te ndryshuar Kodin Penal dhe percaktuar denimin, burgim te perjetshem per ata qe kryejne krime ne familje.
Propozimi
Kryeministri Sali Berisha propozoi, dy dite me pare ne Kuvend, ndeshkimin me denimin maksimal per ata qe kryejne krime ne familje. Kreu i qeverise kerkoi ndryshimin e Kodit Penal per kete ceshtje, duke theksuar se situata ne Shqiperi eshte alarmante. Sipas Berishes, 70 per qind e vrasjeve ne vend jane krime brenda familjes.
Zgjidhja
Amendamenti per ndryshimin e Kodit Penal do te vije nga Ministria e Drejtesise. Per t'u miratuar ai kerkon 84 vota, qe kete here do te mblidhen lehtesisht, duke qene se te gjithe e mbeshtesin dhenien e denimit maksimal per ata persona qe kryejne krime ne familje. Nderkohe qe nuk perjashtohen dhe marrja e masave te tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›