Hakmarrja ime ne doren e shtetit
Flet Abdulla Havalja babai i 22-vjecares se vrare
Ne disa prej dhomave jane shtruar derrasa mbi disa tulla per te mundesuar qendrimin ulur. Te afermit e vajzes se vrare te heshtur te sjellin kafene e zakonshme ne kesi rastes, ndersa biseda nis vetiu per ngjarjen e rende. Abdullai, babai i vajzes duke mposhtur dhimbjen e thelle, hedh poshte kategorikisht faktin se vajza mund te jete larguar pa leje nga shtepia. Sipas tij, eshte deshmitari i gjithe fshati per lidhjen qe u be pas nderhyrjes se z. Adem Ademi nga Kukesi me banim ne Bathore, por qe ka vajzen e tij te martuar tek fqinji i tyre Liri Dika. Abudallai duke u dridhur thote se ka punuar nje jete te tere per te rritur keta femije ne tunelet e minieres se Cerrujes, por fati beri ate qe beri. I trishtuar per fatin e zi ai thote se eshte i gatshem qe kete ceshtje ta lere plotesisht ne dore te shtetit qe vrasesi i vajzes se dyte te tij Dan Hutra te marre denimin e merituar nga ligji.
Ku ishit kur moret vesh ngjarjen e rende?
Pata shkuar ne Klos, ne qytet per te blere thesin e miellit dhe lakra per te bere turshi. Ashtu i lodhur sic isha mberrita ne banese diten e diel, rreth ores 16 te pasdites. Kur u futa ne oborr, degjova te qara te forta te vajzes tjeter dhe te gruas time. Ashtu i hutuar u futa ne banese per te marre vesh se cfare ka ndodhur. Mes te qarash ata me thane se Dani ka vrare Dafinen. Dhenderi, qe tashme mund ta quaj bandit, i kishte telefonuar me qetesi bashkeshortes time ku i kishte thene se ka therur Dafinen dhe se e kishte lene te vdekur ne banesen qe kishin marre me qera, diku afer fushes se vjeter te aviacionit, ne te hyre te Laprakes. Pas kesaj telefonate, ndonese nene i bije ishin trembur, nuk e kishin besuar plotesisht, ndaj kane lajmeruar djalin e madh Rolandin qe ishte diku afer shtepise. Ky i fundit e ka marre ne telefon vete Danin i cili edhe ketij i ka konfirmuar se e kishte therur dhe lene te vdekur Dafinen. Madje i kane thene se pse nuk jeni nisur qe ta merrni se eshte ne banese. Mandej nuk ka dhene ndonje detaj tjeter duke e mbyllur me kaq.
A kishit ndonje sinjal per mosmarrveshje mes vajzes tuaj dhe dhenderrit?
Une nuk kisha asnje dijeni per ndonje problem. Vetem pas ngjarjes mesova se Dafina i kishte telefonuar vetem pak minuta nene se saj ku i kishte thene se Dani me ka mbyllur ne dhome dhe kam frike se do te me vrase. Por ende pa marre fryme, ka telefonuar vete Dani qe i ka thene se e kam therur vajze.
Si vepruat pas ketij njoftimi?
Kemi zbrituar nga fshati, ashtu ne erresire dhe mezi kemi gjetur nje makine per te shkuar ne policine e Burrelit. Aty kemi bere denoncimin, policet kane bere punen e tyre, ndaj dhe me eshte kerkuar qe te shkoj ne Tirane. Nuk kisha asnje lek ne xhep, por megjithate jam nisur per ne Tirane dhe kam perfunduar ne policine e rajonit perkates. Aty policet kane marre nusen time per tu treguar se ku ishte banesa e marre me qera nga Dan Hutra. Pasi kane shqyer deren kane pare tmerr me sy. Vajza e vdekur dhe e mbuluar nga gjaku. Pasi ata kane bere pune e tyre, me nderhyrjen e policise eshte bere i mundur transportimi i vajzes time nga Tirana per ne fshat. Mezi kam bere bashke 30 mije leke te reja per te bere pagesen me kete rast.
Si e njohet dhenderrin qe i mori jeten vajzes tuaj?
Shkak eshte bere njefare Adem Ademi nga Kukesi por qe jeton ne Bathore. Ai kishte martuar vajzen e tij ketu ne kete fshat, dhe vinte shpesh tek dhenderi i tij Liri Dika. Nje rast kishte sjelle me vete edhe Dan Hutren pasi sic thoshte me te ai kishte lidhje miqesore. Ashtu si pa kuptuar u njohen edhe me vajzen time te cilen erdhen dhe i kerkuan doren. Me nderhyrjen e Ademit, une pranova per ta martuar madje ashtu me urgjence pa ndonje ceremoni te madhe martese, pasi kisha ne plan te martoja djalin e madh Rolandin te cilin e martova tre muaj me pare dhe borxhet e kesaj dasme nuk i kam lare akoma. Vete Dani ishte mjaft i shkathet nga goja dhe madje te ofronte respekt. Ai ishte rreth 25 vjec, ndersa vajza ime 20 vjece.
Dan Hutra ishte i denuar me perpara madje ka bere 3 vite e gjysme burg per nje veprim pervers brenda familjes. Ju a kishit dijeni per kete?
Nuk e kam ditur aspak per kete. Shkesi nuk ma ka thene kete gje, madje kur une e kam marre vesh i kam kerkuar llogari per kete. Por edhe ai nuk me ka dhene ndonje sqarim te plote, por gjithesesi ishte vone dhe nuk mund te beja ndonje veprim pasi kur une e mora vesh, vajza kishte kohe qe ishte martuar.
A keni marre kontakte me shkesin tash pas vrasjes se vajzes?
Kam tentuar por ai me eshte shmangur. Nuk eshte se ai ka pergjegjesi per sjelljet e Danit, por nese e ka njohur se ishte i tille ai me ka borxh. Une nuk kam asgje as edhe me komshiun tim Liri Dika, megjithese kur nusja e tij qe eshte vajza e shkesit ka ardhur ketu per ngushellime, grate rreth kufomes e kane nxjerre menjehere perjashta.
Pas ngjarjes si do te veproni me Dan Hutren apo me familje e tij?
Une pres vetem nga shteti qe ta denoje. Une ja kam lene shtetit!
Bisedoi: Aleksander Ndoja