E Diel, 1 Nëntor 2026

Telefonatë Spahia-Ademi, para sherrit

Kur kishte vetëm disa minuta që kishte filluar punimet e veta Asambleja e 14-të e KOKSH-it në sallë për zgjedhjet e drejtuesve të ardhshëm, ishte incidenti me protagonist mundësin Elis Gurin, i  cili dha shkëndijën e parë të prishjes së qetësisë.

 Ndonëse pa miratimin e organizatorëve, mundësi olimpist arriti të futej dhe të tërhiqte vëmendjen e të pranishmëve. Mundësi shqiptar kërkoi që të ndalonte menjëherë punimet asambleja dhe të kishin të drejtë vote të gjithë sportistët olimpistë, propozim të cilin e mbështeste edhe kandidati Esat Ademi.

Pas disa polemikave, për fat u shua zhurma e madhe, e cila i la radhën nisjes së votimit.       

Gjithçka po ecte në rrugën e duhur. Votimi po vazhdonte qetësisht. Por si një rrufe në qiell të hapur, bie zilja e telefonit. Zoti Esat Ademi, i shkujdesur, nuk e vë re që kamera e “Fiks Fare” ishte fokusuar në ekranin e telefonit të tij, ku dukej se telefonuesi ishte Ekrem Spahia, zëvendësministri i MTKRS.

Cila ishte biseda e zhvilluar mes përfaqësuesit të qeverisë dhe kandidatit të president? Ndoshta zëvendësministri po i pyeste nëse kishte ende emocione, ndoshta po flitej për punët e Federatës së Peshëngritjes, apo ndoshta po diskutonin për të tjera muhabete private.

Hipoteza mund të hidhen sa të duash. Megjithatë kjo telefonatë duket se “prishi” qetësinë e kandidatit për president.

Brenda pak minutave situata precipiton, dhe në sallë ka vetëm kaos, konfrontime fizike, fyerje, fletë të grisura votimi dhe një kuti të thyer etj.

Ky do të ishte edhe fundi i zgjedhjeve, të cilat thjesht do të anuloheshin për një kohë të pacaktuar. Më pas nuk reshtën akuzat: njëri thotë se kishte manipulim, tjetri thotë se shteti po ndërhyn atje ku nuk i takon.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›