Teli: “Të marrim Sa më shumë pikë”

Shqipëria do të jetë para një prove të vështirë në Rumani, përpara se të “relaksohet” katër ditë më pas në Tiranë kundër Luksemburgut. Trajneri Kuzhe ka nisur seancat stërvitore me kapacitet të plotë, duke i pasur të gjithë lojtarët në dispozicion. Në daljen e parë për shtyp, tre futbollistë të kombëtares, Admir Teli, Andi Lila dhe Emiljano Vila u shprehën entuziastë për atmosferën që mbizotëron në kampion kuqezi përpara sfidës rumune.
LILA - Mbrojtësi i Tiranës, Andi Lila, ka kujtime të dyfishta me Rumaninë. Kavajasi ka debutuar pikërisht në ndeshjen kundër Rumanisë me fanellën kuqezi, pikërisht në humbjen 6-1 të përfaqësueses në Bukuresht: “Ajo ndeshje i përket së kaluarës. Ne jemi këtu tani për të nisur një edicion të ri dhe shpresojmë që t’ia dalim që në ndeshjen e parë kundër Rumanisë. Në ekipin përfaqësues është krijuar një atmosferë e mirë dhe jam i bindur se nëse luftojmë të gjithë, mund të bëjmë ndonjë surprizë kundër Rumanisë”
TELI -Mbrojtësi shkodran Admir Teli, i cili luan në kampionatin azerbajxhanas me FK Karabakh (së bashku edhe me Ansi Agollin) është grumbulluar nga trajneri Josip Kuzhe për dy ndeshjet eliminatore të vlefshme për Euro 2012-n. Në daljen e tij për mediat ai ka folur për grumbullimin në kombëtare si dhe për objektivat e skuadrës. “Kemi dy ndeshje dhe ajo ndaj Rumanisë është më e vështira. Të marrim sa me shumë pike në këto dy ndeshje pasi një fillim i mbare do të na ndihmonte në ecurinë eliminatoreve të Europianit 2012”.
VILA - Edhe mesfushori i Dinamos, Emiljano Vila, shprehet optimist për gjendjen e tij dhe të ekipit përpara sfidës. Autori i dy golave në fitoren e bluve kundër Besës, pranoi faktin se të rinjtë si ai duhet të mësojnë nga përvoja e veteranëve si Skela me shokë: “Nuk mund të jem xheloz për Skelën. Ai vërtetë është pa skuadër, por ai ka një kontribut të madh në ekipin përfaqësues jo vetëm për atë çka jep në fushën e lojës, por edhe për ne të rinjtë”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 31 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili