E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS/J2 Laçi – Shkumbini 2-0

Laçi u shndërrua sërish në një ekip të “frikshëm”, duke triumfuar 2-0 ndaj Shkumbinit, të konsideruar në fillim të këtij sezoni, si një nga pretendentët e mëdhenj për fitimin e titullit kampion.

Për kurbinasit e Stavri Nicës, vendi i katërt në edicionin e kaluar të Superligë, shënuan Çavriç në fundin e pjesës së parë dhe ish-sulmuesi tiranas i Teutës, Vilfor Hysa (60’).

Shkumbini i presidentit Ylli Ndroqi luajti nga minuta e 86-të me dhjetë lojtarë pas largimit me kartonin e dytë të verdhë (rrjedhimisht i kuq) i mesfushorit Bledar Hodo. Ky ishte dhe kartoni i tretë i kuq i dhënë në këtë kampionat (pas Çapjes së Elbasanit dhe Hoxhës së Teutës).

Në fund të takimit përmbyllës së javës së dytë të Kategorisë Superiore, ultras laçjanë hodhën disa objekte në drejtim të lojtarëve kundërshtarë, ndërkohë që në fillim të ndeshjes presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, kishte inauguruar stadiumin.

Për Laçin kjo ishte fitorja e parë në këtë sezon, pas barazimit pa gola në javë e parë kundër Teutës. Nga ana tjetër, Shkumbini i shumë blerjeve dhe financimeve të shumta, i drejtuar nga Mirel Josa, pas barazimit 2-2 me Kastriotin në “Qemal Stafa” zhgënjeu me humbjen e parë.

Në ndeshjet e tjera të javës së dytë, Flamurtari fitoi 2-1 me Tiranën, Dinamo 2-1 me Besën, Kastrioti barazoi pa gol me Vllanzinë, Elbasani fitoi 2-1 me Bylisin në Elbasan dhe Skënderbeu fitoi 2-0 me Teutën në Pogradec.

Pas javës së dytë, bashkëkryesojnë me pikë të plota Skënderbeu dhe Flamurtari (nga 6 pikë), të ndjekur nga Laçi, Elbasani dhe Vllaznia (nga 4 pikë).

Kampionati do të ndërpritet për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të Kombëtares (kundër Rumanisë dhe Luksembugut), ndërsa java e tretë në aksion sjell përballjet Besa-Flamurtari, Teuta-Dinamo,
Shkumbini-Skënderbeu, Vllaznia-Laçi, Elbasani-Kastrioti dhe Tirana-Bylis.

STATISTIKA
Kjo ishte fitorja e 5-të e Laçit në 17 ndeshje kundër Shkumbinit (10 fitore, 2 barazime).

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA II

Të premten
Flamurtari-Tirana 2-1

Të shtunën
Dinamo-Besa 2-1
Kastrioti-Vllaznia 0-0
Bylis-Elbasani 1-2

Të dielën
Skënderbeu-Teuta 2-0

Të hënën
Laçi-Shkumbini 2-0

RENDITJA

1. Skënderbeu 2 6
2. Flamurtari 2 6
3. Laçi 2 4
4. Elbasani 2 4
5. Vllaznia 2 4
6. Dinamo 2 3
7. Kastrioti 2 2
8. Tirana 2 1
9. Shkumbini 2 1
10.Teuta 2 1
11.Bylis 2 0
12.Besa 2 0

Java III
Besa-Flamurtari
Teuta-Dinamo
Shkumbini-Skënderbeu
Vllaznia-Laçi
Elbasani-Kastrioti
Tirana-Bylis

Golashënuesit

2 gola: D.Xhafaj (Flamurtari), Vila (Dinamo)

1 gol:, Ristevski (Elbasani), Gava (Elbasani), Sadiku (Elbasani), Dimo (Bylis), Guy (Bylis), Roshi (Flamurtari), Popoviç (Bylis), Nora (Shkumbini), Kuli (Shkumbini, 1 p), Djarmati (Kastrioti), Jushi (Kastrioti), Soza (Skënderbeu), Shkëmbi (Skënderbeu, 1 p), Plaku (Tirana), A.Lila (Tirana, 1p), Rajoviç (Vllaznia), Sinani (Vllaznia), Jovanoviç (Vllaznia)

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 30 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›