FIFA: Shqipëria solide në mbrojtje, e lexueshme në sulm

“Shqipëria, kundërshtarja e Francës në eliminatoret e Euro 2012-s, është një ekip solid në mbrojtje, por transparent në sulm”. Ky është thelbi i një shkrimi të botuar në faqen zyrtare të FIFA-s.“Trajneri kroat, Josip Kuzhe, duke dashur të marrë maksimumin e mundshëm nga objektivi i përfaqësueses, duke parë edhe se rezultatet në nivelin europian dhe botëror kanë qenë shumë modeste, ka aplikuar një lojë shumë mbrojtëse. Të paktën gjashtë lojtarë të ekipit tip, Cana, Dallku, Curri, Vangjeli, Lila dhe Bulku mbulojnë vetëm mbrojtjen. Katër të parët luajnë në linjën përpara portierit titullar Beqja, ndërkohë që Lila dhe Bulku janë mesfushorë mbrojtës, por që shohin pak drejt sulmit. “Për të kuptuar më mirë filozofinë e futbollit shqiptar, mjafton të dish se gjashtë, shtatë me portierin, nga 11 titullarët janë mbrojtës”, -shpjegon për FIFA-n, specialisti i futbollit shqiptar, Endi Tufa. Problemi më i madh i formacionit është shqiptar është sulmi dhe gjallëria ofensive. “Mesfushorët sulmues dhe sulmuesit kanë qenë gjithmonë në problem madhor për formacionin shqiptar”, - shpjegon më tej Tufa. Por dhe vetë lojtarët e përfaqësueses rrallë ia kanë dalë të përshtaten në ekip dhe të ndërtonin një profil sulmues që do të bënte të shpresonin për rezultate më të mira.
Të aftë për surpriza
Sulmuesit aktualë Skela, Duro dhe Bogdani janë tashmë të moshës nga 32 deri në 34 vjeç dhe luajnë shumë pak ose aspak në klubet e tyre respektive, vetëm pak ditë larg një cikli të ri të kompeticionit, çka nuk premton për një festival ofensiv në përfaqësuese. “Me gjithë eksperiencën e tyre me përfaqësuesen, këta lojtarë në fund të karrierës së ndërkombëtare, e që luajnë pak, përfaqësojnë problemin më të madh në ekip me një organizim jo aq të gjallë në lëvizshmërinë ofensive”, - tregon Tufa. Por, ekipi shqiptar është i aftë, që në ditët e tij të mira, të shkaktojë surpriza. Për të vënë në dukje janë fitoret kundër Rusisë dhe Gjeorgjisë dhe barazimet kundër Zvicrës dhe Irlandës, po kështu pathyeshmëria e shqiptarëve në shtëpi gjatë eliminatoreve të Euro 2004-s. Në shtator të vitit 2007, ekipi Kombëtar mundi 2-1 në Tiranë Greqinë, kampione e porsa kurorëzuar te Europës, gjatë eliminatoreve të Botërorit 2006. Shqiptarët morën një barazim 0-0 në Portugali në tetor të vitit 2008, gjithashtu për eliminatoret e Botërorit (2010) dhe një fitore 6-1 në ndeshjen miqësore kundër Qipros, në gusht të vitit 2009.
Fitorja e vetme
Fitorja e vetme e Shqipërisë ndaj Rumanisë daton në vitin 1948 në Bukuresht, ndërsa barazimi i fundit ndaj saj është fiksuar po në Bukuresht, një 1-1 tetor të vitit 1949.
Rekordi i golave
Sulmuesi Alban Bushi mban edhe rekordin e golave me Kombëtaren shqiptare 14 të tilla, i ndjekur nga Ervin Skela (ende aktiv) me 13 gola dhe Erjon Bogdani 12 gola.
Rekordi i ndeshjeve
Ish-portieri Foto Strakosha mban rekordin kuqezi përsa u përket numrit të përfaqësimeve: 73 ndeshje të tilla. Mesfushori Altin Lala ka kohë që ka ngecur në 71 ndeshje.
“Topçiu” i Euro-s
Sulmuesi Edmond Kapllani, aktualisht te Augsburgu i Bundesligës së 2 gjermane, me 5 gola është shënuesi më i mirë i Shqipërisë në eliminatoret e kampionateve europiane.
Lista e lojtarëve
Portierë
1. Arjan Beqaj (Olimpiakos Nicosia, Qipro)
2. Isli Hidi (Dinamo, Shqipëri)
3. Samir Ujkani (Novara, Itali)
Mbrojtës
4. Andi Lila (Tirana, Shqipëri)
5. Armend Dallku (Vorskla Poltava, Ukrainë)
6. Kristi Vangjeli (Aris Selanik, Greqi)
7. Ansi Agolli (Qarabak, Azerbajxhan)
8. Admir Teli (Qarabak, Azerbajxhan)
9. Lorik Cana (Gallatasaraj, Turqi)
10.Endri Vrapi (Skënderbeu, Shqipëri)
11.Debatik Curri (Genclebirligi, Turqi)
Mesfushorë
12.Ervin Bulku (Hajduk Split, Kroaci)
13.Ervin Skela (pa ekip)
14.Klodian Duro (Lask Linz, Austri)
15.Jahmir Hyka (Panionos, Greqi)
16.Gilman Lika (Diabarkispor, Turqi)
17.Emilian Vila (Dinamo, Shqipëri)
18.Gjergj Muzaka (Dinamo, Shqipëri)
Sulmues
19.Erjon Bogdani (Cesena, Itali)
20.Hamdi Salihi (Rapid Vienë, Austri)
21.Edmond Kapllani (Augsburg, Gjermani)
22.Elis Bakaj (Dinamo, Shqipëri)
23.Ahmed Jonuzi (Vorskla Poltava, Ukrainë)
PROGRAMI I KOMBËTARES
29 gusht: Grumbullimi i skuadrës
30 gusht: Dy seanca stërvitore
31 gusht: Miqësore me Apoloninë (17:00)
1 shtator: Dy seanca stërvitore
2 shtator: Nisja për në Rumani, stërvitje në Cehaul Stadium
3 shtator: Ndeshja me Rumaninë
4 shtator: Një seancë stërvitore
5 shtator: Një seancë stërvitore
6 shtator: Një seancë stërvitore
4 shtator: Ndeshja me Luksemburgun në Shkodër
Sot, miqësore me Apoloninë
Kombëtarja shqiptare do të luajë sot një ndeshje miqësore me Apoloninë (17:00). Trajneri Kuzhe besohet kundër formacionit fierak të Kategorisë së Parë do të rreshtojë formacionin me të cilin mendon të luajë kundër Rumanisë në Pietra-Meant.
Bilbil austriak për Rumani-Shqipëri
Ndeshja Rumani-Shqipëri (3 shtator) do të gjykohet nga një katërshe gjyqtarësh ndërkombëtarë austriake me në krye Robert Shorgenhofer. Ky gjyqtar ka drejtuar më parë, Shqipëri-Maltë (3-0, 10 shtator 2008) për eliminatoret e Botërorit 2010).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 31 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili