Delio Rossi vlerëson lart Kasamin

Palermo, 31 gusht - Mesfushori shqiptar Pajtim Kasami është ndarë i kënaqur me debutimin e tij në kampionatin italian, serie A. Kasami 18-vjeçar të dielën mbrëma luajti 90 minuta për Palermon, që barazoi pa gola me Cagliarin, në kuadër të javës së parë.
Reprezentuesi i shpresave të Zvicrës ka thënë se në fillim të ndeshjes kishte emocione, por më pas u stabilizua dhe nuk pati probleme të tjera. Kasami në këtë ndeshje nuk ka luajtur në pozitën e tij të zakonshme.
"Jam shumë i kënaqur me debutimin tim, edhe pse nuk luajta në rolin tim në fillim të ndeshjes. Kur ndërrova krahun u përmirësova dukshëm. Dëshmova se mund të luaj në dy anët e mesfushës edhe pse zakonisht jam i mësuar të luaj në qendër", ka deklaruar Kasami, përcjellin të hënën mediat italiane.
"Kisha pak emocione, por ato me kalimin e kohës u larguan. Kësaj i kontribuoi edhe mesfushori me përvojë Fabio Liverani, që më dëshiroi suksese para ndeshjes dhe më tha të luaj lojën time më të mirë".
Kasamit i vjen keq që Palermo nuk arriti të shënojë fitore në hapje të kampionatit. Sipas tij, fitorja eventuale do të ishte e merituar.
"është për keqardhje që nuk fituam me Cagliarin, sepse gjatë tërë ndeshjes luajtëm mirë dhe ishim në kërkim të golit. Në pjesëlojën e parë ishim më kompaktë. Trajneri Delio Rossi para ndeshjes më sugjeroi të jem maksimalisht i qetë dhe të luaj lojën time. Ai ka besim të madh në mua".
Trajneri i Palermos, Rossi, ka vlerësuar se Kasami është paraqitur mirë. Ai paralajmëroi se futbollisti shqiptar këtë edicion mund të aktivizohet në çdo ndeshje.
"Në mesfushë luajtëm me tre lojtarë të rinj. Kemi dashur të dëshmojmë se planet tona janë që ekipin ta ndërtojmë me lojtarë të rinj. Kasami është vetëm 18 vjeç dhe luajti mirë. Unë llogaris në të, ani pse trajnerë të tjerë ndoshta nuk do ta kishin aktivizuar as me ekipin e juniorëve", u shpreh Rossi.
Pajtim Kasami në fillim të qershorit firmosi kontratë pesëvjeçare me Palermon. Ai në këtë skuadër kaloi si futbollist i lirë. Edicionin e kaluar luajti për Bellinzonan në Superligën e Zvicrës. Më herët ka luajtur për të rinjtë e Lazios, Liverpoolit, Grasshopperit e Winterthurit. Kasami ka lindur në Strugë të Maqedonisë. Ai vitin e kaluar me U-17 të Zvicrës doli kampion i botës. Në fund të majit debutoi në përfaqësuesen U-21 të Zvicrës. Vlerësohet ndër futbollistët më të talentuar në këtë vend.