E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN,,miraton huan prej 12,95 mld euro

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi sot se ka arritur me Rumaninë një marrëveshje për akordimin e një transhi të dytë prej 12,95 miliardë euro, me kusht që Bukureshti të vërë në zbatim disa reforma. Kjo marrëveshje pritet ende t'i paraqitet këshillit administrativ të FMN-së për një miratim përfundimtar, shtoi zyrtari i FMN-së, Jeffrey Franks në një konferencë shtypi në Bukuresht.Rumania, e goditur ashpër nga kriza ekonomike, ka hyrë në recesion në tremujorin e parë të vitit 2009.
Në të gjithë vitin, tkurrja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) mund të arrijë në 8-8,5 për qind, ka njoftuar në fillim të gushtit presidentt rumun Traian Basescu, kundrejt një rritjeje rekord prej 7,1 për qind në vitin 2008.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›