E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujesjellesi vendos 2200 ujemates vetem ne 2 javet e para te korrikut

Ujësjellësi i Tiranës njofton se është rritur numri i matësve të ujit dhe i ndërprerjes së lidhjeve të paligjshme.

Vetëm brenda 2 javëve të para të korrikut, janë vendosur 2200 ujëmatës në territorin që Ujësjellësi mbulon dhe ka realizuar 4600 prerje tek konsumatorët privatë dhe familjarë.

Ujësjellësi i Tiranës siguron qytetarët se do të vazhdojë të bëjë gjithçka për furnizimin sa më të mirë dhe sa më cilësor me ujë të pijshëm.

Gjithashtu, Ujësjellësi i Tiranës kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të mos shpërdoruar ujin e pijshëm, veçanërisht gjatë sezonit të verës, kur edhe burimet ujore pakësohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›